LAJMI I FUNDIT:

Instrumentisti Rinor Ukimeri sjell projektin që mëson si të luhen këngët shqipe me kitarë

Instrumentisti Rinor Ukimeri sjell projektin që mëson si të luhen këngët shqipe me kitarë

Instrumentisti Rinor Ukimeri po vjen për publikun me një projekt i cili u mundëson të rinjve të mësojnë si të luhen këngët shqipe me kitarë.

Ai në “Reload” në RTV Dukagjini ka thënë se projekte të ngjashme për këngët e huaja ekzistojnë në internet, por këngëve shqipe u mungojnë akorde.


Ai në bashkëpunim me “GjirafaVideo” do të sjellin çdo të shtunë këtë video shkollë për dashamirët e interpretimit të këngëve shqipe me kitarë.

“Ka pasur një mungesë të këtyre mësimeve për këngë shqipe, pasi për këngë në gjuhën angleze ekzistojnë mësime të shumta, dhe nga këtu lindi ideja e projektit”, shprehet instrumentisti.

“Tashmë tri këngë i kam përzgjedhë për t’i transmetuar për publikun duke filluar nga e shtuna në “GjirafaVideo”. Këngë e parë është “një tren për Perzeren” nga Gjurmët. Kënga e dytë është “hit” për momentin, është “Xheloz” nga Elvana Gjata, sepse luhet mirë me kitarë. Këngë “E dehur” versioni i Era Istrefit, është kënga e tretë që do të prezantohet”, ka thënë muzikanti.

Ukimeri ka thënë se nga këto video, nuk mësojnë vetëm ata që e njohin kitarën, por të gjithë ata që kanë dëshirë të mësojnë kitarën ose e kanë pasur një ëndërr e kanë rastin të mësojnë.

Rinor Ukimeri bashkëpunon me këngëtarë të njohur të muzikës shqiptare si Mentor Hazriri./Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Vesa Luma tregon se u bë ajo

Vesa Luma tregon se u bë ajo "sebep" i njohjes së çiftit Diola Dosti dhe Erolld Belegu

Magazina
Kalo në kategori