LAJMI I FUNDIT:

Instituti Bujqësor mbledh përfaqësues të laboratorëve nga vendet evropiane

Instituti Bujqësor mbledh përfaqësues të laboratorëve nga vendet evropiane

Instituti Bujqësor i Kosovës nga data 09 deri 11 prill është nikoqir i punëtorisë që organizon International Seed Testing Association, me temë “ISTA Workshop on Quality Assurance and ISTA Accreditation for Beginners”.

Përveç auditorëve profesional të ISTA-së në këtë punëtori janë duke marrë pjesë përfaqësues të laboratorëve nga Australia, Irlanda, Letonia, Suedia, Norvegjia dhe Greqia.


Sipas njoftimit nga Instituti Bujqësor të Kosovës, ky organizim i këtij llojit të ISTA-së, mbahet për herë të parë në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe krijon mundësi të mëdha, jo vetëm për komunikim ndërkombëtar me institucione homologe ndërkombëtare por jep informacione të detajuara për Regjistrimin e Republikës së Kosovës pranë kësaj organizate ndërkombëtare dhe akreditirnin ndërkombëtar të Laboratorit të Kontrollit të Kualitetit të Farërave të Institutit Bujqësor të Kosovës. /Telegrafi/