LAJMI I FUNDIT:

Institucionet e Tetovës pa qasje për personat me nevoja të veçanta

Institucionet e Tetovës pa qasje për personat me nevoja të veçanta

Pas publikimit të lajmit në televizionin “Alsat” për vështirësitë që hasin personat me nevoja të veçanta për të kryer shërbime në Kadastrën e Tetovës, e cila ndodhet në katin e dytë të qendrës tregtare, sot ishin angazhuar mjeshtër për ta rregulluar ashensorin. Sipas mjeshtërve ashensori do të jetë funksional deri në fund të javës. Shumë persona me aftësi të veçanta ankohen se si pasojë e mos pasjes së qasjes në Kadastër nuk mund të kryejnë punë. Ata detyrohen të kërkojnë ndihmë nga ndonjë kalimtar i rasti, ndërsa për një gjë të tillë presin edhe me orë të tëra.

“Ja kështu, lusim njerëz që kalojnë, dikush dëgjon dikush nuk dëgjon. Ja ndodhi i katërti person që luta, pikërisht që punonte aty. Kjo është. Ne shkallëve nuk hipim dot. Ja i treti person që kalon që dëgjoi, kaloi 1 orë e 25 minuta, sepse jo çdo kush dëgjon”


Nga Kadastra ditë më parë thanë se personave me nevoja të veçanta përpiqen t’iu dalin në ndihmë duke dërguar poshtë ndonjë nga të punësuarit.

“Në raste të këtilla, ne punëtorët tanë i dërgojmë deri poshtë për ti pyetur se për çka janë të interesuar dhe kur duan fletë pronësie ne ia marrim letër njoftimin dhe ia dërgojmë dokumentin deri poshtë”.

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori