Më shumë se 200 milionë euro ka arritur shuma e borxhit të institucioneve në fund të vitit që lamë pas. Bazuar në të dhëna zyrtare të Ministrisë së Financave shihet se pjesa më e madhe e borxhit i përket Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), në emër të shpronësimit të pronave për ndërtim të autostradave, apo edhe realizim të projekteve tjera në vend.
Ndërkaq, shuma tjetër është borxh që institucionet qendrore e lokale kanë ndaj bizneseve të cilat kanë realizuar projekte të ndryshme, por nuk i kanë marrë paratë ashtu siç është paraparë me kontratë.
Bazuar në të dhënat e Ministrisë së Financave (MF) shihet se borxhi i MMPH-së deri më 31 dhjetor të vitit që lamë pas është 146 milionë euro, e derisa shuma e borxhit në periudhën e njëjtë të vitit paraprak ishte 114 milionë euro.
“Shuma prej 145,571,431 e raportuar nga MMPH-ja përfshin vendimet e shpronësimit për pronat private në shumë prej 54,422,439.80 euro, pronat publike në shumë prej 15,503,859 euro, pronat shoqërore në shumë prej 45,454,998.20 euro, pronat komunale 13,584,264.00 euro, dhe objekti i Rilindjes 16,605,870.00 euro”, thuhet në raportin vjetor të Ministrisë së Financave për vitin 2015.
Pas kësaj, Ministria e Infrastrukturës prin sa i përket shumës së borxhi. Bazuar në të dhëna zyrtare shuma e borxhit të kësaj Ministrie ndaj operatorëve privatë deri në fund të vitit paraprak ka arritur në 22,3 milionë euro, e derisa në fund të vitit 2014 shuma e borxhit të Ministrisë ndaj operatorëve privatë ishte vetëm 1 milion euro. /Zëri/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë
Përfundoi periudha tranzitore për dinarin
Murati thirrje qytetarëve të regjistrohen: Pensionet, shtesat e fëmijëve, e shumë vendime tjera do të varen nga ky regjistrim i popullsisë
Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita
Për herë të parë në Kosovë vjen "Peja Outdoor Tourism Festival"
Telegrafi Jobs hap dyert për mundësi emocionuese për karrierë
“Dal në treg e kthehem me duar në xhepa”: A i kontrollon kush çmimet?
Murati thirrje qytetarëve të regjistrohen: Pensionet, shtesat e fëmijëve, e shumë vendime tjera do të varen nga ky regjistrim i popullsisë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak
Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron