LAJMI I FUNDIT:

Instagrami do të paralajmërojë përdoruesit para se të postojnë përshkrime të papërshtatshme

Instagrami do të paralajmërojë përdoruesit para se të postojnë përshkrime të papërshtatshme

Në përpjekjet e vazhdueshme që të ndalojë bulizmin dhe ofendimet e ndryshme, Instagrami e ka ndërmarrë edhe një veprim konkret, që të ndalojë mundësitë, që përdoruesit të ndjehen keq prej të tjerëve.

Brenda një kohe të shkurtër, në këtë rrjet social, do të fillojë të punojë algoritmi, që paralajmëron përdoruesit para se të postojnë përshkrime të papërshtatshme edhe nëse nuk janë duke e bërë me qëllim, transmeton Telegrafi.


“Ky përshkrim, është në mesin e atyre që janë ndaluar, për shkak se janë raportuar se përmbajnë gjuhë të urrejtjes”, do të jetë komenti paralajmërues.

Mbetet të vendosë vet përdoruesi, nëse është i vendosur të shpërndajë atë përshkrim të imazhi, apo të dërgojë komentin, që nuk thuhet se ka përmbajtjen e duhur.

Tërë sistemi, thuhet se punon nga algoritmi që e ka zhvilluar Instagrami, ndërsa nuk vepron me detyrim për të ndaluar postimin.

Sa herë që përdoruesi vendosë ta bëjë postimin edhe nëse iu është tërhequr vërejtja, veprimi tij do të raportohet. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Roboti që i kapërceu kufijtë po del në pension

Roboti që i kapërceu kufijtë po del në pension

Teknologji
Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Teknologji
Logitech po përgatit një mi

Logitech po përgatit një mi "të zgjuar": Ju ndihmon të shkruani email ose të modifikoni tekstet - sa do të kushtojë

Teknologji
Si e ndryshoi teknologjia botën gjatë 50 viteve të fundit?

Si e ndryshoi teknologjia botën gjatë 50 viteve të fundit?

Teknologji
“Edhe unë mund të humbas punën time”, thotë Bill Gates – teksa flet për të ardhmen e Inteligjencës Artificiale

“Edhe unë mund të humbas punën time”, thotë Bill Gates – teksa flet për të ardhmen e Inteligjencës Artificiale

Teknologji
HMD prezantoi telefonat celularë Nokia 6310, 5310 dhe 230

HMD prezantoi telefonat celularë Nokia 6310, 5310 dhe 230

Teknologji
Kalo në kategori