LAJMI I FUNDIT:

‘Instagram Stories’ integrohet në WhatsApp

‘Instagram Stories’ integrohet në WhatsApp

Facebook shpesh provon metodat e lidhjes së shërbimeve të saj popullore dhe kompania tani po punon për të lejuar përdoruesit të publikojnë përmbajtjen e ‘Instagram Stories’ direkt në WhatsApp.

Facebook po kryen teste që lejojnë përdoruesit e Instagram të publikojnë Storiet e tyre në WhatsApp, në formën e Statusit WhatsApp. Funksioni quhet Statusi në WhatsApp dhe përdor enkriptime të tilla si pjesa tjetër e mesengjerit. Instagram Stories, të cilat publikohen në WhatsAppu si status, gjithashtu bëhen të enkriptuara.


Sipas raporteve, Facebook është testuar funksionin në një numër të vogël përdoruesish. Ata kanë mundësinë për të shpërndarë Story në WhatsApp nga ekrani i ndarjes së Instagram-it.

Mbetet për t’u parë kur funksioni do të jetë i pranishëm globalisht, për një numër më të madh të përdoruesve. /Telegrafi/