Drejtori ekzekutiv i Instagram, Adam Mosseri, dhe ekipi i rrjeteve sociale të Instagram-it po i mohojnë pretendimet ku thuhet se aplikacioni në fjalë i gjurmon të dhënat e vendndodhjes tuaj dhe po e shpërndanë atë me ndjekësit tuaj të cilët mund ta shohin se ku ndodheni ju.
GSM Arena raporton se një postim i cili u bë viral pretendon se “një përditësim i fundit në iOS” ka bërë që “njerëzit tani mund ta shohin vendndodhjen tuaj të saktë nëpërmjet Instagram”, transmeton Telegrafi.
Wanted to share this 🧵 for clarity. Location Services is a device setting on your phone, not a new feature from Instagram, and it powers things like location tags. We don’t share your location with other people. https://t.co/6R6XMOCppj
— Adam Mosseri (@mosseri) August 25, 2022
Kjo ka nxitur shumë njerëz që të shkojnë tek parametrat e aplikacionit të Instagram dhe t’i çaktivizojnë lejet e aplikacionit për vendndodhje.
Ekipi i Instagram Comms postoi në profilin e tyre në Twitter në lidhje me postimin viral, duke qartësuar se cilat janë politikat e Instagram mbi të dhënat e vendndodhjes.
People can manage Location Services via their device settings, and tag locations on their posts if they want to share that information.
— Instagram Comms (@InstagramComms) August 25, 2022
Ndërsa Adam Mosseri shpjegon se veçoritë e Instagram lejojnë etiketimin e vendndodhjes në postim, por që aplikacioni asnjëherë nuk do ta shpërndajë vendndodhjen e përdoruesit me njerëzit e tjerë.
Një postim viral i Instagramit nuk është gjithmonë informacioni më i besueshëm – duhet që gjithmonë të bëni një verifikim të informacionit.
Postimi në fjalë asnjëherë nuk përmendi se nëse kjo veçori e shpërndarjes së vendndodhjes është vepër e Instagram-it, por që pa asnjë bazë i referohet “një përditësimi të fundit të iOS”.
Nëse jeni të shqetësuar se aplikacioni po e përdorë vendndodhjen tuaj, atëherë ju duhet që ta çaktivizoni atë nga parametrat e aplikacionit në pajisjen tuaj.
iOS dhe Android, që të dyja ofrojnë opsionet e shpërndarjes së një vendndodhje të përafërt, dhe të dyja mund të regjistrojnë regjistrat e historisë se cilat aplikacione po qasen tek të dhënat e vendndodhjes. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?
CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA: “Ne nuk do të shkojmë askund”
Një startup izraelit zbulon robotin humanoid për “detyra në shtëpi dhe në punë” – përfshirë ato larëse dhe pastrimi
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?
Ku do të shkojnë përdoruesit e TikTok pas ndalimit të aplikacionit në SHBA?
Zbulohet çmimi i telefonit të ri të Google ende pa u prezantuar vetë pajisja
Roboti u pyet "a mund ta ndërton vetveten", me përgjigjen i habiti të gjithë
Art nga robotët
Windows shënon rënie
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën