LAJMI I FUNDIT:

Inspektorati i Tregut shqipton gjoba ndaj furrave të bukës

Inspektorati i Tregut shqipton gjoba ndaj furrave të bukës

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) njofton se përmes Inspektoratit të Tregut ka vazhduar inspektimet e peshës së bukës.

Sipas MINT-it, gjatë inspektimeve në qytete të ndryshme të vendit, inspektorët e tregut kanë hasur në parregullsi sa i përket mospërputhjes së peshës së bukës.

“Verifikimet po ashtu janë bërë për mashtrimin lidhur me peshën e bukës dhe në disa produkte ka munguar vendosja e deklaracionit, prandaj në secilin rast janë marrë masa ndëshkuese në pajtim me ligjet në fuqi. Gjatë këtyre inspektimeve janë shqiptuar katër gjoba nga Inspektorati i Tregut”, thuhet në njoftimin e MINT-it.

Në fund, MINT thekson se inspektimet do të vazhdojnë dhe nëse konstatohen parregullsi do të ketë masa ndëshkuese konform ligjeve në fuqi. /Telegrafi/