LAJMI I FUNDIT:

Insiston Haradinaj: Qeveria ta korrigjojë gabimin për Demarkacionin

Insiston Haradinaj: Qeveria ta korrigjojë gabimin për Demarkacionin

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë se Demarkacioni me Malin e Zi duhet të korrigjohet, në të kundërtën asnjëherë nuk do të ketë ratifikim.

Në një intervistë për televizionin publik, Haradinaj tha se tashmë dihet se kufiri është në Çakorr, dhe se kryeministri Isa Mustafa dhe ministrat e tij po gënjejnë.


Haradinaj tha se nëse ndodhë e kundërta kjo qeveri do të marrë përgjegjësi për këtë.

“’Kadal beg se ka hendek’ por në këtë temë kanë me u ngul keq nëse do të vazhdojnë me këtë insistim”, tha Haradinaj.

Ai tha se nuk ka asnjë diskutim në lidhje me shenjëzimin e kufirit por qeveria sipas tij duhet ta pranojnë gabimin që kanë bërë.

Haradinaj po ashtu tha se Qeveria nuk duhet që për një gabim të tyre ta rrezikojnë liberalizimin e qytetarëve të Kosovës.

Në këtë intervistë Haradinaj ka folur edhe për protestën e 14 majit, mos pajtimet me Vetëvendosjen, si dhe për aksionet e sotme të Policisë së Kosovës.

Haradinaj është pyetur edhe për takimin e përfolur me presidentin Hashim Thaçi, dje, gjatë organizimit të një ndeje nga zyra e BE-së me rastin e ardhjes në Kosovë të kryediplomates Federica Mogherini.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori