LAJMI I FUNDIT:

I injoruar nga klubet e qytetit, shkëlqimin po e gjen në Malishevë – shpërthimi i Altin Aliut në Superligën e Kosovës

I injoruar nga klubet e qytetit, shkëlqimin po e gjen në Malishevë – shpërthimi i Altin Aliut në Superligën e Kosovës

Të gjithë po flasin për Drilon Hazrollajn dhe formën e tij të shkëlqyer, por edhe një futbollist tjetër te Malisheva është duke bërë mrekulli. Fjala është për sulmuesin anësorë Altin Aliu i cili po kalon nëpër sezonin më të mirë në karrierën e tij.

Sulmuesi gjilanas është në një formë të shkëlqyer dhe së bashku me Hazrollajn kanë krijuar një dyshe fantastike në repartin ofensivë të Malishevës.


Altin Aliu deri më tani ka realizuar tetë gola dhe ka asistuar në dy të tjerë me fanellën e Malishevës, duke u bërë një nga sulmuesit anësorë më të mirë në Superligë.

Në një intervistë për Telegrafin, Aliu ka folur për formën e tij të shkëlqyer, golat me Malishevën, injorimin nga klubet e qytetit dhe të ardhmen që e sheh larg vendit të lindjes.

“Jam duke kaluar një sezon mjaftë të mirë dhe po shpresoj që të kemi vazhdimësi deri në fund, për t’i arritur objektivat e klubit dhe të mijat”.

“Mendoj që është sezoni më i mirë në karrierën time deri më tani”, thotë Aliu për Telegrafin.

Objektivat e Malishevës janë dalja në Evropë për herë të parë në histori të klubit, derisa Aliu thotë se mund t’ia dalin deri në fund.

“Aktualisht pozita që jemi në tabelë na jep mundësi për daljen në Evropë, por synimi i klubit është të jemi në njërën nga tre pozitat e para dhe të dalim në garat evropiane”.

“Kur kanë mbetur edhe nëntë xhiro deri në fund shpresoj që të shënoj edhe më shumë gola dhe të asistoj në të tjerë për t’i ndihmuar klubit që t’i arrijmë objektivat”, thotë Aliu.

24-vjeçari ka dalë nga Akademia e Gjilanit, por ai ka luajtur edhe në skuadra të tjera si Vllaznia e Pozhoranit, Liria e Prizrenit, Flamurtari dhe Malisheva për herë të dytë, pasi nuk iu dha hapëira në dy klubet e qytetit të Gjilanit për të treguar cilësitë që ka.

“Qyteti i Gjilanit ka dy skuadra ku mund të them se janë ndër më stabilet në Kosovë dhe të cilat kanë Akademi mjaftë të talentuar, mirëpo nuk e shfrytëzojë për të rritur talentët e tyre”.

“Jo vetëm unë, por shumë lojtarë të gjeneratës time janë detyruar të lëizin në skuadra të tjera për t’i shfaqur aftësitë tona, pasi në klubet e qytetit nuk kemi gjetur hapësira dhe mbështetje”, thotë Aliu.

Duke marrë parasysh formën fantastike që po kalon, e ardhmja e Aliu duket larg Superligës së Evropës, pasi qysh tani ka interesime nga disa kampionate evropiane edhe pse ai thotë se fokusin e ka për momentin te Malisheva.

“Si çdo lojtar nga Kosova edhe unë synoj që një ditë të luaj në ndonjë kampionat të fortë Evropian, mirëpo për momentin i gjithë fokusi im është te Malisheva. Shpresoj që ta përfundojmë sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme dhe pastaj të ulemi e të bisedojmë me menaxherin për të ardhmen time”, përfundoi Aliu. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Liga e Kampionëve
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Liga e Kampionëve
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Arda Güler zbulon pseudonimin e tij tek Real Madridi: Jam i befasuar kur Modric më thërret kështu

Arda Güler zbulon pseudonimin e tij tek Real Madridi: Jam i befasuar kur Modric më thërret kështu

La Liga
Kalo në kategori