LAJMI I FUNDIT:

Iniciohet projekti për vendosjen e kamerave të sigurisë në Podujevë

Iniciohet projekti për vendosjen e kamerave të sigurisë në Podujevë

Gjendja e sigurisë në Komunën e Podujevës është e qetë dhe stabile. Kështu ka vlerësuar Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) në takimin e sotëm, ku është shqyrtuar edhe mundësia e vendosjes së kamerave të sigurisë në qytet dhe informata për intervenimet kundër zjarreve.

Sipas një komunikate nga Komuna e Podujevës, Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) i Komunës së Podujevës, në mbledhjen e rregullt, të kryesuar nga kryetari i Komunës, Agim Veliu, ka analizuar gjendjen e sigurisë dhe ka shqyrtuar mundësinë për vendosjen e kamerave të sigurisë në qytet si dhe është informuar për intervenimet kundër zjarreve në territorin e komunës.


“Komandanti i Stacionit të Policisë në Podujevë, kapiteni Bekim Bislimi, gjendjen e sigurisë në Komunën e Podujevës për periudhën raportuese dymujore, gusht-shtator, e ka vlerësuar të qetë dhe stabile. Kapiteni Bislimi tha se krahas aktiviteteve të rregullta të policisë për një mjedis të sigurt edhe gjatë kësaj vere është zbatuar plani operativ në parandalimin e të shtënave më armë në ahengje ‘Festo me zemër e jo me armë’, duke thënë se sivjet ka pasur më pak të shtëna krahasuar me vitin e kaluar”, thuhet në njoftim.

Po sipas njoftimit, komandanti i Policisë si problem shqetësues përmendi rrezikun që paraqesin qentë endacakë për qytetarët e në veçanti për nxënësit.

“Lidhur me këtë çështje kryetari Veliu potencoi dy probleme lidhur me zgjidhjen e problemit të qenve endacakë: rregullativën ligjore dhe koston buxhetore për trajtimin e qenve endacakë”.

Në njoftim thuhet se edhe përfaqësuesi i KFOR-it, gjendjen e sigurisë në komunën e Podujevës e ka vlerësuar të qetë dhe stabile.

“Kapiteni Bislimi në takimin e KKSB prezantoi edhe projekt-propozimin e vendosjes së kamerave sigurisë në qytet, duke thënë se realizimi i këtij projekti ka për qëllim ngritjen e nivelit të sigurisë për qytetarët dhe parandalimin e aktiviteteve të ndryshme kriminale. Lidhur me këtë çështje KKSB rekomandoi që të bëhen përgatitjet dhe ndërmerren veprimet e nevojshme për realizimin e propozim-projektit për vendosjen e kamerave të sigurisë në qytet”, thuhet në njoftimin e Komunës së Podujevës.

Veç kësaj në njoftim shtohet se Faik Muçiqi – drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve, Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Avni Fetahu – drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, informuan anëtarët e KKSB-së lidhur me intervenimet e zjarrfikësve, numrin e zjarreve dhe dëmet e shkaktuara nga zjarret.

“Sipas raportit për periudhën janar – shtator 2016, Shërbimi i Zjarrfikësve ka pasur gjithsej
293 intervenime, ose 28.5 % më pak sesa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Janë regjistruar 217 raste të zjarreve (63 raste djegie të pyjeve dhe 56 raste djegie të fushave, hamulloreve…). Gjatë raportimit u tha se bashkëpunimi dhe koordinimi i aktiviteteve në mes zjarrfikësve dhe policisë ka qenë në nivel të mirë, kurse për shkak të motit me të reshura të shpeshta të shiut gjatë kësaj vere ka pasur më pak zjarre, si në pyje ashtu edhe në fusha”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Siguri
Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Lajme
Shqipëria dhe Serbia kandidojnë së bashku për organizimin e EURO 2027, Berisha: Akt i pastër antishqiptar i Edi Ramës

Shqipëria dhe Serbia kandidojnë së bashku për organizimin e EURO 2027, Berisha: Akt i pastër antishqiptar i Edi Ramës

Lajme
Draft-statuti për Asociacionin a mund të dërgohet për

Draft-statuti për Asociacionin a mund të dërgohet për "vlerësim" në Gjykatën Kushtetuese?

Lajme
Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas

Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas

Lajme
Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë

Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë

Politikë
Kalo në kategori