Në Ohër u takuan mbi 100 ekspertë të industrisë së TI-së nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova në konferencën “Ingram & Vendors networking #1” të organizuar nga kompania Ingram Micro Macedonia. Ata në eveniment diskutuan për temat si aspektet e sigurisë në internet, mbrojtja DDoS, zgjidhjet e deponimit të klasit botëror, si dhe epoka e multi-cloud.

– Si kompani që në mënyrë aktive punon në tregun maqedonas, evropian dhe botëror si distributore e produkteve dhe shërbimeve për teknologji informatike, e kemi nderin që patëm mundësinë të organizojmë një eveniment të tillë bashkë me shitësit në mënyrë që të pranishmit të përfitojnë njohuri dhe të diskutojnë për tema të rëndësishme për të gjithë ne”, thonë nga Ingram Micro Macedonia.

Reklama

Ingram Micro është distributor amerikan i produkteve dhe shërbimeve të teknologjisë informatike, me seli në Irvin, Kaliforni, SHBA, dhe ka operacione në mbarë botën. 170 mijë klientë të ofruesve të zgjidhjeve të TI-së, 1.500 partnerë furnizues, 29 mijë bashkëpunëtorë që ofrojnë mbështetje në mbarë botën me 188 qendra logjistike dhe shërbimi.

Reklama

Në eveniment kishte folës edhe nga Check Point, furnizues multinacional amerikano-izraelit i softuerëve dhe produkteve të kombinuara të harduerit dhe softuerit për sigurinë e TI-së, për temën e sigurisë së rrjetit, sigurisë së pikës fundore, sigurisë së cloud, sigurisë së lëvizshme, sigurisë së të dhënave dhe menaxhimit të sigurisë.

Reklama

– Sfida për të folur për këtë temë është se në periudhë të shkurtër Maqedonia si dhe vendet përreth u përballën me një numër të madh sulmesh të hakerëve për një kohë shumë të shkurtër. Një numër i madh i institucioneve shtetërore nuk ishin në gjendje të punonin pikërisht për shkak të sulmeve kibernetike – theksuan nga Check Point.

VMware, Inc. është kompani amerikane për të a.q. cloud teknologjia kompjuterike e virtualizimit me seli në Palo Alto, Kaliforni. VMware ishte kompania e parë e suksesshme komerciale që virtualizoi arkitekturën x86 dhe në këtë konferencë mbajtën ligjëratë me temën “Mbusheni TI-në tuaj me zgjidhjet më të reja të VMware në epokën e multi-cloud”.

Reklama
Reklama

– VMware ndihmon klientët e saj të menaxhojnë aplikacionet, duke e mbushur rrjetin me veglat dhe platformat përkatëse që i lejojnë ata të jenë në krye, kur kërkesat janë përpara tyre. Ata duhet të menaxhojnë dhe operojnë të gjitha shërbimet dhe aplikacionet e trashëguara, por edhe aplikacionet moderne të bazuara në cloud, derisa përdorin shërbimet dhe resurset në hapësirat dhe cloud publike, ndërsa njëkohësisht të menaxhojnë sigurinë dhe disponueshmërinë e tyre të lartë. – thanë ata.

Veeam Software me seli në Baar, Zvicër dhe Kolumbus, Ohajo, Shtetet e Bashkuara të Amerikës është kompani e teknologjisë informatike me seli në SHBA, në pronësi të Insight Partners që zhvillon softuer rezervë dhe modern për mbrojtjen e të dhënave për infrastrukturat virtuale, fizike dhe multi-cloud.

Reklama
Reklama

– Rritja dhe evolucioni i ransomware është një nga trendet më të mëdha destruktive të dekadës së fundit. Kjo rritje ka bërë që ransomware të rritet nga krimi ekonomik në një problem të madh të sigurisë globale. Organizatat nuk mund të parandalojnë sulm kibernetik, por duhet t’i ndërmarrin hapat e domosdoshëm për t’u përgatitur t’i mbrojnë në mënyrë efektive të dhënat e tyre në momentin që ndodh sulmi. Platforma moderne e mbrojtjes së të dhënave të Veeam ofron qëndrueshmëri dhe siguri të konsiderueshme kibernetike dhe krijon aftësi të ndryshme për mbrojtje nga ransomware për të ndihmuar organizatat të rikuperohen në mënyrë të besueshme nga çdo sulm kibernetik në pak minuta, ishte qëllimi kryesor i ligjëratës së Veeam Back up “Vija e fundit e mbrojtjes”.

Reklama
Reklama

Radware Inc. është furnizues amerikan i produkteve të sigurisë kibernetike dhe ofrimit të aplikacioneve për qendrat e të dhënave fizike, cloud dhe qendrat softuerike të përcaktuara të të dhënave. Selia korporative e Radware ndodhet në Mahwah, Nju Xhersi. Kompania, gjithashtu, ka zyra në Evropë, Afrikë dhe rajonet e Azisë Paqësorit. Radware është anëtar i Rad Grupacionit të Kompanive dhe aksionet e tij tregtohen në NASDAQ.

– Kërcënimet për sigurinë e informacioneve, sulmet e mohimit të shërbimit dhe mohimet e distribuara të shërbimit (DoS/DDoS) janë shkaku kryesor i ndërprerjes së rrjetit. Mësoni se si ta mbroni organizatën tuaj nga IoT, Burst, DNS, TLS/SSL, sulmet multivektoriale, fushatat DDoS për blerje, botnete IoT, vërshimet fantome dhe llojet e tjera të sulmeve kibernetike, shtuan përpara të pranishmëve nga Radware.

Reklama
Reklama

Hitachi, Ltd. është korporatë konglomerate multinacionale japoneze me seli në Çijoda, Tokio, Japoni. Ajo është kompania amë e Grupacionit Hitaçi dhe formoi një pjesë të kompanive Nisan Zaibacu dhe më vonë Grupacionit DKB dhe Grupacionit Fujo përpara se DKB dhe Fuxhi Banka të bashkoheshin në Grupacionin Financiar Mizuho. Që nga viti 2020, Hitaçi drejton biznese duke filluar nga TI-ja, duke përfshirë inteligjencën artificiale, Internetin e Gjërave, të dhënat e mëdha, deri te infrastruktura.

– Hitachi Vantara po përditëson vazhdimisht portofolin e produkteve dhe zgjidhjeve për të përmbushur kërkesat në rritje për infrastrukturë TI të shkathët, fleksibile dhe të shkallëzuar. Rritja e të dhënave, nevoja për performancat, efikasiteti i shpenzimeve gjithashtu na shtyjnë të bëjmë një hap përpara konkurrentëve tanë. Për të përmbushur dhe zgjidhur sfidat aktuale dhe të ardhshme të klientëve tanë, lançuam një seri të re zgjidhjesh për ndërmarrjet dhe klasën e mesme. Këto seri të reja zgjidhjesh përshtaten në çdo arkitekturë të qendrave të të dhënave dhe janë me interes për të gjithë klientët në rajonin tonë. Ne jemi të kënaqur të promovojmë teknologji të reja dhe t’i diskutojmë sfidat me klientët dhe partnerët tanë, theksuan nga kompania.

Reklama
Reklama

Ingram Micro Macedonia theksuan në këtë eveniment se kjo konferencë do të bëhet traditë dhe do të organizohet një herë në vit me qëllim që të diskutohen temat e rëndësishme në industrinë e TI-së për rajonin.