LAJMI I FUNDIT:

Influenceret sfidojnë standardet e bukurisë dhe vishen si princeshat e Disney

Influenceret sfidojnë standardet e bukurisë dhe vishen si princeshat e Disney

Shumë fëmijë janë frymëzuar nga bukuria dhe hijeshia e princeshave të Disney.

Shumica e vajzave i shikojnë personazhet si Hirushja, Borëbardha, Ariel ose Elsa, por kritikët thonë se personazhet nuk përfaqësojnë çdo grua.


Ka një mungesë të llojeve të ndryshme të trupit në botën e princeshave Disney, dhe kjo është ajo që frymëzoi influencueset e rrjeteve sociale Natasha Polis dhe mikeshat e saj për të filluar projektin #PlusSizePrincess.

Ato u veshën si personazhet e tyre të dashur Disney për Halloween-in e këtij viti.

Natasha, e cila ka pothuajse 80 mijë ndjekës të Instagram-it, ndau fotot e këtyre princeshave, dhe ato janë të dyja: përfshirëse dhe të ndryshme.

Princeshat dhe mbretëreshat vijnë në shumë forma, madhësi dhe ngjyra të ndryshme, dhe nuk ka asnjë arsye të vetme që nuk duhet ta bëjnë!

Veshjet e tyre i gjeni më poshtë:

/Telegrafi/