LAJMI I FUNDIT:

Inflacioni në Turqi arrin në rreth 50 për qind, më i larti në dy dekada

Inflacioni në Turqi arrin në rreth 50 për qind, më i larti në dy dekada

Turqia gjatë muajit janar ka shënuar rritje të çmimeve të konsumit për 48.69 për qind.

Sipas TurkStat, përcjell Telegrafi, një muaj më parë ishte 36.08 për qind.


Rritjen më të lartë vjetore të çmimeve muajin e kaluar e kanë shënuar transporti me 68.89 për qind, pasuar nga ushqimi dhe pijet joalkoolike me 55.61 për qind dhe mobilimi dhe pajisjet shtëpiake me 54.53 për qind.

Ndërsa, rritjet më të ulëta vjetore i ka shënuar komunikimi me 10.76 për qind, arsimi me 18.67 për qind, veshja dhe këpucët me 25.32 për qind.

Norma mujore e inflacionit për muajin janar ishte 11.1 për qind.

Rritja më e lartë mujore për 21.9 për qind ishte në pijet alkoolike dhe duhan, ndërsa veshjet shënuan inflacion negativ prej 0.24 për qind.

Një grup prej 20 ekonomistësh kishin parashikuar një rritje mesatare vjetore prej 48.42 për qind të çmimeve. /Telegrafi/