Pavarësisht se shkalla e inflacionit në Kosovë është 1.5 për qind, kjo nuk shihet problem për vendin. Derisa shkalla mesatare vjetore e inflacionit në vitin 2017 ishte 1.5 për qind.
Njohës të çështjeve ekonomike, kanë thënë se me këtë shkallë të rritjes së inflacionit nuk ka rreziqe.
Profesori universitar, Muhamet Mustafa, tha për Telegrafin se rritja e inflacionit është në kushte normale. Sipas tij, me këtë shkallë të rritjes së inflacionit nuk mund të ketë probleme dhe ai është nën kontroll të plotë.
“Në përgjithësi rritja e inflacionit në Kosovë është në suaza normale, që do të thotë nën 2 për qind në baza vjetore. Mund të thuhet se inflacioni është në kontroll dhe kjo më së shumti ndodhë sepse Banka Qendrore e Kosovës, nuk emiton para, kështu që sasia e parasë në qarkullim ndjek lëvizjen e prodhimit dhe aktiviteteve ekonomike, por në qarkullim nuk ka një sasi të tepërt të parasë, që do ta rriste kërkesën për mallra dhe do të ndikonte edhe në rritje më të madhe të çmimeve, përkatësisht inflacionit”, ka thënë profesori Mustafa.
Por sipas tij, duhet të ketë një qeverisje të kujdesshme makroekonomike sa i përket inflacionit, në të kundërtën situata mund të del jashtë kontrollit.
“Një qeverisje e kujdesshme makroekonomike do ta mund ta përdorte politiken monetare [emetimi i parasë] për ta rritur kërkesën e me këtë rritjen ekonomike dhe punësimin, por nëse kjo kalon kufijtë, nëse inflacioni bëhet dy shifror atëherë vjen deri te jostabiliteti ekonomik dhe kriza e përgjithshme ekonomike, si rezultat i kësaj situata do të dal jashtë kontrollit. Ne nuk kemi shenja të tilla dhe Qeveria jonë nuk mund të veprojë kështu dhe në situatën që jemi është më mirë që nuk mund të shtypim para”, tha Mustafa për Telegrafin.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në muajin mars 2018, çmimet e konsumit në Kosovë u rritën me 0.1 për qind nga viti në vit. Çmimet e konsumit u rritën më shpejt për ushqime e pije joalkoolike dhe transport.
“Inflacioni ishte i qëndrueshëm për pije alkoolike dhe duhan me 1.9 për qind, restorante dhe hotele me 1.5 për qind dhe arsim me 0.8 për qind. Pra, në baza mujore, çmimet e konsumit u rritën me 0.1 për qind”, thuhet në raportin e ASK-së, për çmimet e konsumit.
Gjithashtu, në raportin e fundvitit thuhet se janë vërejtur ndryshime të çmimeve të artikujve dhe shërbimeve krahasuar me vitin paraprak.
“Ngritje e çmimeve të konsumit në bukë dhe drithëra ishte 3.6 për qind, mish me 0.8 për qind, pemë me 13.6 për qind, kafe, çaj dhe kakao me 7.8 për qind, duhan me 3.9 për qind, përdorim i pajisjeve për transportin personal me 1.4 për qind, si rezultat i ngritjes së çmimit të naftës dhe benzinës, shërbimet për transport me 3.2 për qind me një ndikim të përbashkët prej 1.3 për qind në Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve dhe Konsumit”, thuhet në raport, shkruan Telegrafi.
Inflacioni parqet rritjen e vazhdueshme e çmimeve të përgjithshme, ku me një sasi të caktuara të parave mund të blihen më pak prodhime se para zhvleftësimit.
Sipas, Trading Economics, bazuar në modelet makroekonomike dhe analizën e pritjeve, vlerësimet janë se inflacioni në Kosovë deri në fund të këtij tremujori pritet të jetë 2.2 për qind.
“Nga këto pritje del se niveli i inflacionit prej 2.6 do të arrijë në 12 muajt e ardhshëm. Në periudhë afatgjatë, norma e Inflacionit është parashikuar të arrijë në 2.6 për qind deri në vitin 2020”, thuhet në parashikimin e Trading Economics, përcjell Telegrafi. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Modë apo relaks?
Në mesin e 25 shteteve konkurruese "Zgatar Electronics" fiton çmimin si “Kompania me rritje më të madhe”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre