Inflacioni në Gjermani kapi vlera rekord në nëntor në 5.2 për qind nga viti në vit, duke arritur nivelin më të lartë që nga qershori 1992 dhe ndoshta kulmin e tij vjetor.
Sipas shifrave të publikuara nga Banka Qendrore Evropiane, treguesi i çmimit të konsumit u nxit nga një rritje e kostove të energjisë me 22.1 për qind gjatë një viti, mungesa e mallrave dhe një efekt mekanik i lidhur me normën e TVSH-së, përkohësisht e ulur në vitin 2020.
Gjatë një muaji, norma e inflacionit është ulur me 0.2 për qind.
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve, që shërben si pikë referimi në nivel evropian, ka shënuar një rritje prej 6 për qind gjatë një viti, duke bërë atomizimin e objektivit të BQE-së për inflacionin në 2 për qind në Eurozonë.
“Shumë nuk prisnin rritje çmimesh të këtyre përmasave në vjeshtë”, pranoi Isabel Schnabel, anëtare e bordit ekzekutiv të BQE-së.
Në tregtinë me pakicë, çmimet e mallrave u rritën në përgjithësi me 7.9 për qind, me një rritje prej 4.5 për qind të çmimeve të ushqimeve.
Rritja në shërbime është 2.8 për qind.
“Sapo të arrihet kulmi i tij, inflacioni duhet të ulet gradualisht gjatë vitit të ardhshëm dhe t’i afrohet objektivit prej 2 për qind të BQE-së”, shtoi Schnabel.
Sipas saj, ngushticat që mundojnë industrinë globale pritet të përthithen dhe çmimet e energjisë nuk do të vazhdojnë më të rriten me të njëjtin ritëm.
Për më tepër, efekti i rritjes së TVSH-së në Gjermani këtë vit do të zhduket nga janari 2022. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Modë apo relaks?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre