LAJMI I FUNDIT:

Infermierja britanike ishte në koma shkaku i coronavirusit – ajo i buzëqeshi sërish jetës falë viagrës

Infermierja britanike ishte në koma shkaku i coronavirusit – ajo i buzëqeshi sërish jetës falë viagrës

Ajo u shërua nga COVID-19 me ndihmën e pilulës së viagrës.

Monica Almeida, 37, një infermiere plotësisht e vaksinuar në Mbretërinë e Bashkuar, kaloi 28 ditë në koma pasi ishte infetuar me COVID-19 dhe ishte vetëm 72 orë nga fikja e ventilatorit të saj kur u shpëtua nga një “dozë e madhe Viagra”.


Almeida, e cila ishte e sëmurë nga astma dhe ka punuar si specialiste e frymëmarrjes për Shërbimin Shëndetësor Kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar në Lincolnshire, rezultoi pozitive me virusin vdekjeprurës më 31 tetor 2021, raporton nypost.

Katër ditë më vonë, nëna e dy fëmijëve humbi shqisën e shijes dhe nuhatjes, më pas filloi të kollitej me gjak dhe së shpejti përjetoi një rënie të niveleve të oksigjenit, transmeton Telegrafi.

Infermierja e sëmurë rëndë u dërgua me urgjencë në dhomën e reanimacionit, ku mori oksigjen përpara se të shtrohej në ICU më 9 nëntor. Një javë më vonë, ajo u vendos në koma artificiale.

Por para se të kalonte, Almeida nënshkroi një dokument që thoshte se ishte e gatshme të merrte pjesë në një studim për të provuar barna eksperimentale.

Asaj iu dha ilaçi për mosfunksionimin erektil Viagra rreth një javë pasi u vendos në koma dhe kjo dha rezultat – iu hapën rrugët e frymëmarrjes.

“Ishte padyshim Viagra që më shpëtoi. Brenda 48 orësh ajo hapi valvulet e mia dhe mushkëritë e mia filluan të përgjigjen”, tha Almeida. “Nëse mendoni se si funksionon ilaçi, ai zgjeron enët tuaja të gjakut. Unë kam astmë dhe qeskat e mia të ajrit kishin nevojë për një ndihmë të vogël”, shtoi ajo.

Në prag të Krishtlindjeve, infermierja më në fund u lirua nga spitali dhe ishte në gjendje të kalonte pushimet me familjen e saj – megjithëse shërimi i saj i plotë mund të zgjasë disa muaj të tjerë. /Telegrafi/