LAJMI I FUNDIT:

Infektimi i Trumpit e vendos më shumë fokusin te Pence, Harris do ta ketë debatin jetësor për zv.presidente të SHBA-së

Infektimi i Trumpit e vendos më shumë fokusin te Pence, Harris do ta ketë debatin jetësor për zv.presidente të SHBA-së

Beteja e presidentit, Donald Trump me COVID-19, mosha e tij dhe mosha e sfiduesit të tij, demokratit Joe Biden, sigurojnë një sfond të pazakontë për debatin midis kandidatëve për pozitën e Zëvendës Presidentit, ku do të ballafaqohen republikani, Mike Pence si dhe demokratja, Kamala Harris. Debati do të fillojë në ora 03:00, sipas orës sonë lokale të ditës së enjte.

Pence dhe Harris janë vendosur të ngjiten në skenën në Universitetin e Utah në Salt Lake City të ndarë nga pengesa plastike për një debat 90 minutësh, një kujtesë se si pandemia e coronavirusit ka ndikuar në garën përpara zgjedhjeve të 3 nëntorit, raporton reuters.


Njihuni me Mike Pence, krahun e djathtë të Donald Trumpit
Lexo po ashtu Njihuni me Mike Pence, krahun e djathtë të Donald Trumpit

Presidenti republikan njoftoi të premten e kaluar se ishte testuar pozitiv për coronavirus dhe u shtrua në një spital ushtarak në Maryland. Mjeku i tij tha të mërkurën se Trumpi nuk kishte simptoma COVID-19 në 24 orët e fundit, transmeton Telegrafi.

Pence, 61-vjeçar, apo Harrisi, 55-vjeçar, do të ishin një rrahje zemre larg marrjes së presidencës, në varësi të rezultatit të zgjedhjeve. Se si e trajtojnë ata veten gjatë debatit mund të shqyrtohet edhe më afër se zakonisht duke pasur parasysh shëndetin e Trumpit dhe moshën e të dy kandidatëve për president.

Biden është duke udhëhequr në sondazhet kombëtare kundrejt Trumpit, duke përfshirë një avantazh prej 12 për qind në sondazhin e fundit të reuters/ipsos.

Harris, e cila do të jetë në skenën më të madhe të karrierës së saj politike, është senatore amerikane nga Kalifornia. Vajza e emigrantëve – babai i saj nga Xhamajka dhe nëna e saj nga India – Harris është gruaja e parë me ngjyrë e nominuar nga një parti e madhe për nënpresidente.

Pence, i cili debatoi për nominuesin e atëhershëm demokrat, Tim Kainen në vitin 2016, është një ish-kongresmen i SHBA-së dhe guvernator i Indianas, i cili ka mbrojtur me vendosmëri Trumpin gjatë presidencës së trazuar.

Pse pikërisht Kamala Harris - pesë arsyet që e “detyruan” Bidenin ta nominonte për pozitën e nënpresidentes së SHBA-ve
Lexo po ashtu Pse pikërisht Kamala Harris - pesë arsyet që e “detyruan” Bidenin ta nominonte për pozitën e nënpresidentes së SHBA-ve

Debati i tyre nuk ka gjasa të përputhet me kaosin e debatit të parë presidencial javën e kaluar, në të cilin Trumpi e ndërpreu në mënyrë të përsëritur Bidenin. Pence, më i butë se Trumpi dhe Harris, një ish-prokurore e njohur e njohur për pyetje të mprehta gjatë seancave të Senatit, shihen si komunikues të mirë.

Ndryshe, Pence dhe Harris u testuan negativisht për coronavirus gjatë së martës. Udhëzimet aktuale të qeverisë amerikane bëjnë thirrje për këdo që ekspozohet ndaj një personi me COVID-19 të karantinohet për 14 ditë, pavarësisht nga rezultatet e testit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Nga Zvicra në Ukrainë, imazhe që tregojnë se qiellin e cilave vende e ndriçoi Aurora

Nga Zvicra në Ukrainë, imazhe që tregojnë se qiellin e cilave vende e ndriçoi Aurora

Botë

"Gjëra që ndodhin vetëm në ëndrra" - fermeri amerikan që gjeti një grumbull monedhash ari zbulon detaje nga gjetja e tij

Botë
Si do t’i përdorin ukrainasit aeroplanët luftarakë F-16?

Si do t’i përdorin ukrainasit aeroplanët luftarakë F-16?

Evropa
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Evropa
Çfarë presin bizneset evropiane nga zgjedhjet e BE-së?

Çfarë presin bizneset evropiane nga zgjedhjet e BE-së?

Evropa
Kalo në kategori