LAJMI I FUNDIT:

Industria e mishit “Kuvilab” thotë se zbaton standardet evropiane

Industria e mishit “Kuvilab” thotë se zbaton standardet evropiane

Industria e mishit “KUVILAB” përmes një komunikate për media thekson se kohëve të fundit të gjithë kanë qenë dëshmitar të skandaleve të shumta me mish të skaduar apo të cilësisë jo të mirë të cilat ose importohen ose prodhohen në vend me kushte nën minimale.

Kjo kompani thekson se ndërmarrës të papërgjegjshëm kanë tregtuar me produkte të dëmshme të mishit, duke rrezikuar shëndetin dhe jetën e konsumatorëve.

“Me fajin e disa ndërmarrësve të papërgjegjshëm po dëmtohen edhe prodhuesit vendor duke krijuar perceptimin se produktet e prodhuara në vendin tonë nuk janë të cilësisë së duhur. Një rast krejt i kundërt është kompania vendore për përpunimin e mishit ‘Kuvilab’, e cila zbaton standardet më strikte të cilësisë. Gjatë javëve të fundit ‘Kuvilab’ e ka vërejtur këtë ndikim negativ përmes ndryshimit të trendeve të blerjes tek konsumatorët – edhe pse në ‘Kuvilab’ zbatohen standardet më strikte të sanitarisë dhe cilësisë”, thuhet në komunikatën e kësaj kompanie.

Të prodhuara sipas ISO, HAACP dhe Hallall, produktet e Kuvilab janë të kursyera nga vaji i palmës dhe shtojcat e dëmshme, ndërsa lënda e parë importohet nga Holanda me të gjitha kontrollet dhe certifikatat në vendin e origjinës. Teknologjia e zbatueshme ne Kuvilab është si rezultat i mbi 400 orëve trajnim profesional i stafit në prodhim, dhe e përcjellë nga praktikat super strikte të sanitarisë – përfshi Praktika të Mira Prodhimi (PMP) dhe Praktika të Mira Higjiene (PMH).

“Jemi prekur emocionalisht dhe financiarisht nga bërlloku që konsumohet në vendin tonë, sidomos kur ne si përpunues e dimë se çfarë kualiteti të lartë i ofrojmë tregut. Cilësinë e ruajmë me fanatizëm edhe pse shpesh na është dashur ta sfidojmë edhe qëndrueshmërinë e biznesit tonë”, është mesazhi i drejtorit të Kuvilab, Labinot Talla, i cili po ashtu tha se “… është mëkat që qytetarët e vendit tonë rrezikojnë shëndetin e tyre duke konsumuar produkte të dyshimta dhe pa kontroll të cilësisë, kur në treg gjinden produktet e Kuvilab të kualitetit të lartë dhe me çmime konkurruese”.

Sidomos kur është fjala për ushqimet me qëndrueshmëri të ulët siç është mishi, certifikimet e shumta të cilësisë janë një mjet i duhur matës për cilësinë e atyre produkteve.

Duke qenë ndër kompanitë e para dhe më të standardizuarat për përpunimin e mishit në Kosovë, Kuvilab njofton se tashmë ka filluar të eksportoj për në vendet e rajonit dhe është në prag të fillimit të eksportit në vendet e Evropës Perëndimore. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rënia e madhe e standardeve të jetës - sa fitohet me të vërtetë në Gjermani?

Rënia e madhe e standardeve të jetës - sa fitohet me të vërtetë në Gjermani?

Botë
Me ble t're se u prish? -  Jo, ua rregullon Hausmeister

Me ble t're se u prish? - Jo, ua rregullon Hausmeister

Hausmeister
Bylmeti & benefitet e konsumimit të tij

Bylmeti & benefitet e konsumimit të tij

Meridian
Studioni për një diplomë prestigjioze të nivelit botëror Baçelor ose Master në Kolegji CITY, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë në Selanik të Greqisë

Studioni për një diplomë prestigjioze të nivelit botëror Baçelor ose Master në Kolegji CITY, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë në Selanik të Greqisë

CITY College
49 VITE – 49 Shpërblime

49 VITE – 49 Shpërblime

Gorenje Department Store
Ofertat e Auto Mita t’bojnë me kerr t’ri –  filluar nga 179 euro në muaj

Ofertat e Auto Mita t’bojnë me kerr t’ri – filluar nga 179 euro në muaj

Auto Mita
Kalo në kategori