Kompania bën me dije se ka humbur kontaktet me aeroplanin rreth orës 7:24 me orën lokale (00:24).

Aeroplani i ‘AirAsia’ i përket fluturimit me numër QZ8501, ndërsa vijon operacioni i kërkim- shpëtimit.


Një përfaqësues i ministrisë së Transportit, Hadi Mustofa i tha medias lokale se aeroplani ka humbur kontaktin mbi Detin Java, midis ishujve të Kalimantan dhe Java.

Sipas raporteve të para në aeroplanin e ‘AirAsia’ ka pasur edhe 6 persona të huaj, ndërsa pjesa tjetër ishin nga Indonezia.

Mesa duket kjo është fatkeqësia e radhës pas atij të aeroplanit ‘Malaysia Airlines’ me 239 persona në bord, i cili humbi kontaktet këtë vit në rrethana misterioze.