LAJMI I FUNDIT:

Indi, 130 të vdekur nga pirja e alkoolit toksik

Indi, 130 të vdekur nga pirja e alkoolit toksik
A patient who drank toxic bootleg liquor is treated at Kushal Konwar Civil Hospital in Golaghat district in the northeastern Indian state of Assam on February 23, 2019. - Sixty-nine workers have died and at least 200 others have been hospitalised in northeastern India after drinking toxic liquor, officials said February 23, in the latest case of alcohol poisoning in the country. (Photo by David TALUKDAR / AFP)

Të paktën 130 persona kanë vdekur dhe më shumë se 200 janë duke u trajtuar në spital pasi kanë pirë alkool toksik në Indinë veri-lindore.

Rreth 35 vetë u raportuan të vdekur në Assam ndërsa disa ditë më pas, rreth 100 vdiqën në Uttarkhand.


Dhjetë vetë janë arrestuar lidhur me pijet.

Kishte shumë gra mes viktimave, të cilat punonin në plantacione të çajit.

Numri i të vdekurve besohet të jetë më i larti që nga rasti i vitit 2011 në Bengalin Perëndimor ku vdiqën më shumë se 10 vetë pas konsumimit të alkoolit, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Mjekët në spitalet ku u trajtuan viktimat ishin të habitur nga përbërësit e përdorur në alkoolin ilegal, gjë që ka shkaktuar dështimin e organeve.