LAJMI I FUNDIT:

Incidente të rënda në Beograd: Serbët therin dy tifozë rusë, ndërsa përpiqen tua lënë fajin shqiptarëve?!

Incidente të rënda në Beograd: Serbët therin dy tifozë rusë, ndërsa përpiqen tua lënë fajin shqiptarëve?!

Dy tifozë të Spartak Moskës janë therur me thikë në Beograd, bëjnë të ditur mediat serbe. Autoritetet e atjeshme kanë konfirmuar lajmin, mirëpo nuk kanë dhënë detaje të tjera rreth ngjarjes.

Po ashtu, edhe Ambasada ruse në Beograd e ka konfirmuar lajmin për lëndimin e dy qytetarëve rusë në qendër të kryeqytetit serb, ndërsa tashmë është bërë edhe identifikimi i tyre.

Crvena Zvezda dhe Spartak Moska të shtunën mbrëma kanë zhvilluar një ndeshje miqësore dhe incidentet kanë ndodhur pas takimit.

Të dy tifozët e therur me thikë janë dërguar urgjentisht në spital, ndërsa njëri prej tyre është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Agjencia Tass bën të ditur se edhe disa tifozë të tjerë janë ankuar për sulme dhe se një femër i ka thënë policisë se e kanë gjuajtur me gurë, pasi mbante flamuj të Crvena Zvezdës.

Informacionet e para të agjencisë ishin se tifozët rusë u therën nga tifozët e Partizanit, derisa Kurir e ka cituar një tifoz rus të ketë thënë se nuk ishin në pyetje tifozët e njohur si “Grobari”, porse rusët janë therur nga shqiptarët.

Ndryshe, Zvezda e fitoi me rezultat 2-1 ndeshjen miqësore që u zhvillua në stadiumin Marakana. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori