LAJMI I FUNDIT:

Incident i pazakontë në Francë, aeroplanët ushtarakë fluturuan shumë ulët dhe këputën kabllot e shtyllave – fshati mbetet pa energji elektrike

Incident i pazakontë në Francë, aeroplanët ushtarakë fluturuan shumë ulët dhe këputën kabllot e shtyllave – fshati mbetet pa energji elektrike

Dy aeroplanë të ushtrisë franceze kanë lënë një fshat në jug të Francës – Le Castellet, pa energji elektrike për shkak të fluturimit të ulët që bëri që telat e shtyllave elektrike që e furnizojnë fshatin me energji, të këputen.

Dy aeroplanë “Rafal” kanë fluturuar nga aeroporti më i afërt dhe kishin kryer një ushtrim për fluturime të ulëta. E hetuesit që menjëherë filluan hetimet, e kanë cilësuar si “incident të rrallë”, transmeton Telegrafi.


“Kanë fluturuar shumë ulët duke shkaktuar ndërprerjen e energjisë elektrike. Fillimisht e kam dëgjuar njërin në qiell dhe më pas pashë të dytin. Kanë qenë aq poshtë sa që mendova se do të fluturojnë nën shtylla të rrymës”, ka thënë Benoit Guion, kryetari qytetit më të afërt që ishte brenda veturës në momentin e incidentit.

Pasi vazhdoi rrugëtimin e tij, hasi në kabllot e këputura që po qëndronin të varur mbi rrugë. Menjëherë i kishte telefonuar ekipeve emergjente dhe kompaninë që merret me furnizim të energjisë elektrike në këtë rajon.

E rënia e kabllove kishte shkaktuar një zjarr të vogël që është lokalizuar menjëherë. Por, fshati kishte mbetur pa energji elektrike për disa orë, derisa për arsye sigurie rrugët ishin bllokuar për disa orë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori