LAJMI I FUNDIT:

Imitoi lëvizjet e kuzhinierit të njohur turk, vietnamezi përfundon në burg

Imitoi lëvizjet e kuzhinierit të njohur turk, vietnamezi përfundon në burg

Policia në Vietnam ka arrestuar një shitës të mishit, i cili u filmua duke imituar turkun Nusret Gokce i njohur si “Salt Bae”, disa ditë pasi që një zyrtar i lartë vietnamez u kap nga kamerat duke ngrënë një biftek të larë në ar në një restorant të famshëm të kuzhinierit turk në Londër.

Bui Tuan Lam, 38-vjeç nga qyteti Dananga, ka thënë se qëllimi i tij për realizimin e videos ku shihet duke prerë mishin dhe marinuar me qepë, nuk ka qenë që ta përqesh ndonjë person të caktuar, transmeton Telegrafi.


“Videon që e kam bërë ka qenë thjesht për argëtim dhe reklamimin e lokalit tim me produkte të mishit. Çdo herë e më shumë po kam klientë që kur e kam publikuar videon”, tha Lam i cili shti se nuk e ka të qartë nëse shfaqja e policisë ishte bërë për shkak të videos.

Megjithatë pamjet nga “darka e artë” e zyrtarit të lartë vietnamez ka nxitur reagime të ashpra në Vietnam dhe jashtë vendit, e shumë kanë pyetur sesi një zyrtarë i lartë ka lejuar të filmohet duke u argëtuar me miqtë, në vendin që ballafaqohet me nivelin e lartë të korrupsionit. /Telegrafi/