LAJMI I FUNDIT:

Imazhet satelitore kapin anijet luksoze të Kim Jon-Un, dyshohet se mund të jetë në vilën e tij

Imazhet satelitore kapin anijet luksoze të Kim Jon-Un, dyshohet se mund të jetë në vilën e tij

Imazhet satelitore tregojnë lëvizje të anijeve luksoze që përdoren nga lideri verikorean Kim Jong-Un, të cilat u fotografuan në afërsi të Vonsanit, ku edhe e ka vilën ky lider, raporton Reuters.

Spekulimet për gjendjen shëndetësore të Kim Jong-Un dhe mbi atë se ku gjendet po bëhen çdo herë e më të shpeshta, e në veçanti pasi nuk mori pjesë në shënimin e ditëlindjes së Kim Il-Sung, më 15 prill, që konsiderohet si festa më e rëndësishme në Korenë e Veriut, transmeton Telegrafi.


Ueb-faqja që përcjell aktivitetet në Korenë e Veriut, NK Pro ka shfaqur imazhet satelitore komerciale në të cilat shihen anijet që Kim shpesh i përdor, që tregon se ai mund të jetë në Vonsan.

Megjithatë javën e kaluar një raportim i ngjashëm kishte ndodhur kur imazhet satelitore shfaqën trenin personal të liderit verikorean, që gjendej i parkuar në stacionin e Vonsanit.

Në anën tjetër zyrtarët jugkoreanë dhe ata amerikanë pretendojnë se ekziston mundësia që Kim ka shkuar në këtë vilë pranë brigjeve për të shmangur ekspozimin nga coronavirusi, pasi që CNN kishte raportuar se ai së fundmi i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale pas problemeve që ka patur me zemër.

Kështu çfarëdo ekspozimi ndaj virusit pas intervenimit kirurgjik, vetëm sa do të rriste gjasat që gjendja e tij shëndetësore të rrezikohet seriozisht. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Evropa
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Serbia
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Evropa
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Kalo në kategori