LAJMI I FUNDIT:

Imazhet satelitore e tregojnë, pasojat e luftës dyvjeçare të Rusisë në Ukrainë

Imazhet satelitore e tregojnë, pasojat e luftës dyvjeçare të Rusisë në Ukrainë

Dy vite më parë Rusia shokoi botën duke filluar pushtimin e shtetit fqinj – Ukrainës, tmerri më i madh ushtarak që nuk është parë në Evropë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.

Më shumë se 100 mijë ushtarë rusë ishin shpërndarë përgjatë kufijve të Ukrainës, disa ditë para se të fillonte pushtimi më 24 shkurt të vitit 2022, transmeton Telegrafi.


Analistët dhe ushtarakë të shumtë rusë kishin bërë parashikime qesharake, duke pretenduar se ushtria e Moskës të korrte fitore brenda pak ditëve, por kjo nuk ndodhi pasi forcat ukrainase befasuan botën me veprimet e tyre heroike për ta mbrojtur kombin e tyre.

Dy vjet luftë kundër Rusisë, G7 vjen me një mesazh të fuqishëm për Ukrainën
Lexo po ashtu Dy vjet luftë kundër Rusisë, G7 vjen me një mesazh të fuqishëm për Ukrainën

Por kjo mbrojtje kishte një kosto të lartë, Vlerësohet se rreth 30 mijë ushtarë ukrainas dhe 10 mijë civilë janë vrarë në dy vitet e luftës, shkruan Daily Mail.

Megjithatë, ekziston frika se lufta mund të kalojë kufijtë e Ukrainës, me humbjen e disa qyteteve dhe mungesën e municioneve në Ukrainë.

Me vrasjen e mijëra njerëzve, lufta solli shkatërrimin e plotë të dhjetëra qyteteve që dikur ishin piktoreske dhe veçoheshin për bukurinë.

Gjatë 730 ditëve luftës, imazhet satelitore kanë treguar më së miri se në çfarë shkalle janë shkatërruar qytetet dhe shumë fshatra. /Telegrafi/