LAJMI I FUNDIT:

Me imazhe joshëse, Rita paralajmëron koncertet në Amerikën Jugore

Me imazhe joshëse, Rita paralajmëron koncertet në Amerikën Jugore
Rita Ora (Fotomontazh: Getty Images/Guliver/Instagram/ritaora)

Rita Ora vazhdon të jetë një prej këngëtareve më të kërkuara në industrinë e muzikës botërore, ndërkohë që orari i koncerteve të saj është i stërngarkuar.

Këngëtarja nga Kosova i ka informuar fansat e saj se do të mbajë një turne koncertesh në shtetet e Amerikës Jugore në muajt e parë të vitit 2020.


Rita Ora risjell të tjera fotografi që joshin vëmendjen
Lexo po ashtu Rita Ora risjell të tjera fotografi që joshin vëmendjen

“Kush do të vijë të më shohë vitin e ardhshëm në Amerikën Jugore? Mezi pres të kthehem në mars”, ka shkruar këngëtarja në përshkrim.

Rita është angazhuar edhe në filmin britanik, “Twist”, i cili është i bazuar në romanin e Charles Dickens, “Oliver Twist”.

Krahas, 28-vjeçares, rolet kryesore në këtë film i luajnë emrat, si Raff Law, Michael Caine, Lena Headey, Franz Drameh, Sophie Simnett e David Walliams. /Telegrafi/

Rita Ora me kolegët e saj të filmit “Twist” (Foto: NME)