LAJMI I FUNDIT:

ILO: Dhuna në punë është shumë e përhapur – rreth 18 për qind përjetuan fyerje, ngacmim ose frikësim

ILO: Dhuna në punë është shumë e përhapur – rreth 18 për qind përjetuan fyerje, ngacmim ose frikësim

Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) është ankuar këto ditë shumë qartë për dhunën dhe ngacmimin e përhapur në punë.

Në një anketë të bërë me punonjës nga shumë vende të botës, pothuajse 23 për qind prej tyre deklaruan se ishin sulmuar psikologjikisht, fizikisht ose seksualisht në vendin e punës.

Sipas studimit, të cilin organizata speciale e OKB-së e përgatiti së bashku me fondacionin shkencor britanik Lloyd’s Register Foundation dhe institutin e kërkimit të opinionit Gallup, vetëm gjysma e viktimave i ka treguar dikujt për këto gjëra – pra i kanë treguar grave apo burrave të tyre. Të tjerët mendonin se ishte një “humbje kohe” nëse merrem më tej me këto akte ose kishin frikë për reputacionin e tyre në vendin e punës dhe në shoqëri.

Forma më e shpeshtë e sulmeve ishte dhuna psikologjike dhe ngacmimi seksual. Rreth 18 për qind e të anketuarve përjetuan fyerje, ngacmim ose frikësim. Dhuna fizike, si rrahja apo përshtyrja, u rendit në vendin e dytë me 8.5 për qind. Rreth 6 për qind raportuan sulme seksuale, duke filluar me komente dhe fjalë të turpshme.

“E dhimbshme”

Më shumë se tre nga pesë viktima raportuan se kishin përjetuar në mënyrë të përsëritur sulme dhe ngacmime të ngjashme në punë.

“Është e dhimbshme të mësosh se njerëzit përballen me dhunë dhe ngacmime jo vetëm një herë, por disa herë në jetën e tyre të punës”, tha zëvendësdrejtoresha e përgjithshme e ILO-s, Manuela Tomei në Gjenevë.

Studimi bazohet në anketat e kryera në vitin 2021 me gati 75 mijë punonjës të moshës 15 vjeç e më shumë. Anketa është kryer në 121 vende dhe rajone të ndryshme të botës.

ILO thekson se ky është sondazhi i parë i këtij lloji, me përmasa kaq të mëdha. /Deutsche Welle/