LAJMI I FUNDIT:

Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e 60-të, Korabi prek me fjalët dedikuar të atit

Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e 60-të, Korabi prek me fjalët dedikuar të atit
Foto: Korab Shaqiri/Instagram

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Ilri Shaqiri, feston sot (e diel) ditëlindjen e tij të 60-të.

Me këtë rast ai ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe rrethi i tij familjar.


Për një nga urimet më të përzemërta është kujdesur djali i tij, Korabi, i cili për të ndërtuar karrierën e tij muzikore, frymëzim e ka pasur gjithmonë të atin.

Ilir dhe Korab Shaqiri (Foto: Korab Shaqiri/Facebook)

Korabi ka publikuar një fotografi në rrjetin social Instagram ku shfaqet krah babait të saj, teksa ka prekur fansat me dedikimin emocionues që i ka bërë të atit në ditëlindjen e tij të 60-të.

Ky është postimi i tij i plotë:

“I dashur baba,
Sot është një ditë e shkëlqyer. E di që ti nuk je vërtet i dhënë mbas festave dhe nuk i do spektaklet, por jam shumë i lumtur të shkruaj në këtë ditë.
Ditëlindja e heroit të jetës sime është sot dhe ti je heroi im Babë! E tëra që jam sot është ajo që më ke mësuar gjatë gjithë këtyre viteve. Të gjithë i lavdërojnë nënat e tyre për veprat e tyre të mira, unë jam një përjashtim. Për mua, nuk është vetëm mami por je edhe ti.
Mësimet që më mësove për sjellje dhe disiplina të mira më kanë ndihmuar të shkëlqej si një student i mirë në shkollë dhe artist i shëndritshëm në skenë. Ti je mentori im dhe askush nuk mund të t’zëvendësojë.
Për të gjitha bekimet që më ke bërë, unë të premtoj se do t’vazhdoj të bëhem një person i shkëlqyeshëm. Do të të bëj të ndihesh krenar çdo ditë. Ky premtim do të ishte dhurata më e mirë që mund të bëj në ditëlindjen tënde!
Dhe, unë mezi pres të të shoh sot dhe të të uroj edhe!
Gëzuar Ditëlindjen Babi im!
Me gjithë dashurinë dhe respektin tim,
URIME, 60 TË ARTA!
Biri yt,
Korabi”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Kalo në kategori