LAJMI I FUNDIT:

Ilir Daja për ndeshjen ndaj Dinamo Zagrebit: Do të luajmë gjithçka për gjithçka

Ilir Daja për ndeshjen ndaj Dinamo Zagrebit: Do të luajmë gjithçka për gjithçka
Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja Photo: Luka Stanzl/PIXSELL

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, ka thënë se skuadra e tij e di që ka një ndeshje të vështirë para vetes ndaj Dinamo Zagrebit, por që do të tentojnë të marrin gjithçka nga kjo përballje.

Në ndeshjen e parë në Prishtinë, Ballkani fitoi me rezultat 2-0, që mbetet edhe fitorja e vetme e kampionëve tanë deri më tani. Ndeshja mes Dinamo Zagrebit dhe Ballkanit zhvillohet të enjten prej orës 21:00 dhe i takon Grupit C të Ligës së Konferencës


Në konferencë për media ishte i pranishëm trajneri ilir Daja që e vlerësoi lartë këtë ndeshje, duke konfirmuar mungesën e Almir Kryeziut.

“Jemi të vetëdijshëm që Dinamo është një ekip serioz dhe me përvojë të madhe. Kjo është e qartë për ne, por do të shohim se si do të jetë ndeshja e nesërme. Jemi gati, nuk kemi çfarë të humbim në Maksimir, ndaj do të luajmë hapur dhe do të shohim se kush do të jetë më i mirë në fund”.

“Ne dimë gjithçka për Dinamon, të gjitha vlerat dhe cilësitë e tyre, por ne do të futemi për të fituar. Kjo do të jetë një ndeshje më kërkuese se në Prishtinë, por ne do të bëjmë më të mirën dhe do të mundohemi të prezantohemi mirë, pavarësisht se çfarë”.

“Dinamo është një skuadër e madhe në skenën evropiane. Pavarësisht kësaj, ne jemi përgatitur dhe nuk kemi çfarë të humbim, pra do të luajmë ‘gjithçka për gjithçka’”, ka thënë Ilir Daja.

Ballkani është i fundit në grup me 4 pikë të mbledhura, dy më pak se Dinamo që renditet e dyta. Katër pikë i ka edhe Astana që është e treta në tabelë për shkak të goldallimit më të mirë se Ballkani. Viktoria Plzeni ka pesë fitore në po aq ndeshje dhe ka siguruar vendin e parë. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Bundesliga
Xabi Alonso nuk do të jetë në bankë në ndeshjen e radhës, mundësi që Bayer Leverkusen të mposhtet për herë të parë

Xabi Alonso nuk do të jetë në bankë në ndeshjen e radhës, mundësi që Bayer Leverkusen të mposhtet për herë të parë

Bundesliga
Djaloshi që mbledh topa u tall me lojtarin - por gjyqtari ia tregoi vendin menjëherë

Djaloshi që mbledh topa u tall me lojtarin - por gjyqtari ia tregoi vendin menjëherë

Ligat tjera
Barcelona detyrohet të largojë nga ekipi top yllin për shkak të problemeve të mëdha financiare

Barcelona detyrohet të largojë nga ekipi top yllin për shkak të problemeve të mëdha financiare

La Liga
Rrjedhin pamjet nga fanella e dytë e Real Madridit për sezonin e ri - Bellingham shihet duke pozuar me të

Rrjedhin pamjet nga fanella e dytë e Real Madridit për sezonin e ri - Bellingham shihet duke pozuar me të

La Liga
Kalo në kategori