LAJMI I FUNDIT:

Ilaçi i parë që mund të ngadalësojë Alzheimer-in

Ilaçi i parë që mund të ngadalësojë Alzheimer-in

Një kompani e barnave të SHBA-së thotë se ka krijuar terapinë e parë që mund të ngadalësojë sëmundjen e Alzheimerit, dhe tani është e gatshme ta sjellë atë në treg

Aktualisht, nuk ka ilaçe që mund ta bëjnë këtë – ato ekzistuese ndihmojnë vetëm me simptoma.


Kompania ‘Biogen’ thotë se së shpejti do të kërkojë miratimin rregullator në SHBA për ilaçin e quajtur aducanumab. Ajo planifikon të paraqesë dokumentet në fillim të vitit 2020.

Proceset e miratimit mund të zgjasin një vit ose dy. Nëse është e suksesshme, kompania synon fillimisht të ofrojë ilaçin për pacientët e regjistruar më parë në studimet klinike të ilaçit.

Njoftimi është disi befasues pasi kompania kishte ndërprerë punën për ilaçin në mars 2019, pas zhgënjimit të rezultateve të testimit.

Por kompania thotë se një analizë e re e një përmbledhje më të madhe të të njëjtave studime tregon se doza më të larta të aducanumab mund të ofrojnë një përfitim të konsiderueshëm për pacientët me Alzheimer të hershëm.

Aducanumab synon një proteinë të quajtur amiloid që formon depozita anormale në trurin e njerëzve me Alzheimer.

Shkencëtarët mendojnë se këto pllaka janë toksike për qelizat e trurit dhe se pastrimi i tyre duke përdorur barin do të ishte një përparim masiv në trajtimin e demencës, edhe pse nuk është një kurë.

Demenca nuk është një sëmundje e vetme, por është emri i një grupi simptomash që përfshijnë probleme me kujtesën dhe të menduarit, transmeton KosovaPress.

Ekzistojnë shumë lloje të ndryshme të çmendurisë dhe Alzheimeri thuhet se është më i zakonshmi dhe më i hulumtuari.

Ndryshe, aktualisht janë 850.000 njerëz me demencë në Britani të Madhe.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori