LAJMI I FUNDIT:

Ilaçi i famshëm që mund t’ju shkaktoj dhimbje koke

Ilaçi i famshëm që mund t’ju shkaktoj dhimbje koke

Ndërsa paracetamoli dhe ibuprofeni të dy përfaqësojnë qetësues të njohur pa recetë, përdorimi i shpeshtë i këtyre barnave mund të bëjë më shumë dëm sesa mirë.

Pavarësisht nëse përdorni qetësues kundër dhimbjeve të kokës ose dhimbjeve të tjera, mund të dëshironi të shikoni sa i merrni.

Mund të tingëllojë absurde që vetë ilaçi i krijuar për të lehtësuar dhimbjet mund t’ju shkaktojë dhimbje koke.

Megjithatë, NHS paralajmëron se përdorimi i shpeshtë i paracetamolit dhe ibuprofenit mund të çojë në të ashtuquajturën dhimbje koke nga përdorimi i tepërt i ilaçeve.

A është në rregull të merret paracetamol çdo ditë?
Lexo po ashtu A është në rregull të merret paracetamol çdo ditë?

Ai shpjegon se ata që përdorin shpesh ilaçin për të trajtuar dhimbje koke të tipit tension dhe migrenë mund të jenë në rrezik.

E njohur edhe si “dhimbje koke e rikthyer”, kjo lloj dhimbje koke ndodh për më shumë se 15 ditë çdo muaj. Çka është më e keqja, ky problem “serioz” mund të jetë “shumë i dhimbshëm” dhe “paaftësues”.

Efektet anësore të ibuprofenit: Shenjat që vërehen kur shkoni në tualet
Lexo po ashtu Efektet anësore të ibuprofenit: Shenjat që vërehen kur shkoni në tualet

Kur bëhet fjalë për dhimbje koke nga përdorimi i tepërt i ilaçeve, ato mund të bëhen një problem kronik i përditshëm që shpesh ndodh pa ndonjë veçori specifike.

Kjo dhimbje koke e shkaktuar nga qetësuesit zakonisht ndodh kur ju keni përdorur ilaçet për tre muaj ose më shumë.

Paracetamoli: Gjashtë shenja të një mbidoze
Lexo po ashtu Paracetamoli: Gjashtë shenja të një mbidoze

Përveç paracetamolit dhe ibuprofenit, ka edhe medikamente të tjera të lidhura me dhimbjen e kokës, duke përfshirë triptanët, opioidet dhe ergotat. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori