LAJMI I FUNDIT:

Ilaçet të cilat patjetër duhet t’i mbani në frigorifer: Në të kundërtën, bëni gabim të rrezikshëm!

Ilaçet të cilat patjetër duhet t’i mbani në frigorifer: Në të kundërtën, bëni gabim të rrezikshëm!

Këto tableta janë shumë të ndjeshme, andaj është e domosdoshme t’i ruani në frigorifer.

Problemet e stomakut, siç janë fryrja dhe tretja e vështirësuar, shpesh mundojnë shumicën e popullatës, ndërkaq ndihma e parë dhe kryesore për këtë gjendje janë probiotikët.


Probiotikët janë të rëndësishëm për shëndetin e organeve të tretjes, mirëpo pakkush di se si t’i ruajë dhe t’i përdorë tabletat probiotike.

Nëse probiotiku ruhet në frigorifer do të humbë 40 për qind të efektit për një vit, mirëpo nëse e mbani jashtë frigoriferit do të humbë plotësisht ndikimin për vetëm 100 ditë, tregojnë hulumtimet, transmeton Telegrafi.

Ndikim më të madh probiotiku do të ketë nëse e pini me kafjall, ndërkaq efekt më të mirë në organizëm do të ketë nëse e hapni pilulën dhe me tretjen e saj i fërkoni dhëmbët.

Krahas shërimit të problemeve të stomakut probiotikët janë të përshtatshëm edhe për shëndetin e trurit, mëlçisë, forcimit të imunitetit dhe rregullimit të stresit dhe depresionit.

Pos në tableta, mund t’i gjeni edhe në jogurt, kefir, lakra turshi dhe në brumëra të thartë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori