LAJMI I FUNDIT:

IKSHPK: Kujdes, ajri në Prishtinë jo i shëndetshëm!

IKSHPK: Kujdes, ajri në Prishtinë jo i shëndetshëm!

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (ISHPK) rekomandon qytetarët e Prishtinës të bëjnë kujdes, pasi që ajri është jo i shëndetshëm.

“Kujdes për personat e ndjeshëm! Ajri jo i shëndeshëm”, thuhet në njoftim.


Indeksi i ndotjes sonte është 163 AQI. Më 7 janar, kjo shifër ka qenë 107.

Si rrjedhojë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka dhënë disa rekomandime për personat e ndjeshëm.

Ato përfshijnë që të përdoret më shumë transporti publik dhe ecja e më pak vetura, reduktimi i përdorimit të lëndëve të ngurta të djegies dhe gatimit në shtëpi, që të zvogëlohen emetimet.

Rekomandohet po ashtu reduktimi i daljeve në vendet me ajër të ndotur, në mëngjes dhe në mbrëmje, sidomos për personat që kanë sëmundje kronike kardiovaskulare dhe respiratore, fëmijët dhe shtatzënat.

“Të mos digjet vaj i përdorur, goma plastike, mbeturina, thëngjill, drunj të lagësht për ngrohje. Qëndroni në shtëpi dhe mos i hapni dritaret për ajrosjen e dhomave kur ndotja është e lartë” – thotë IKShPK.

Reduktimi i pirjes së duhanit jashtë ku ka qarkullim të njerëzve, e domosdo të mos pihet në hapësira të mbyllura dhe përdorimi i maskave mbrojtëse apo mbulimi i hundës me shall për personat që duhet të dalin në aktivitetet e tyre – janë rekomandimet e tjera të Institutit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori