LAJMI I FUNDIT:

​IKSHPK kërkon nga institucionet për mbajtjen e rendit dhe angazhim të shtuar gjatë ditëve të ardhshme

​IKSHPK kërkon nga institucionet për mbajtjen e rendit dhe angazhim të shtuar gjatë ditëve të ardhshme

Pas shtimit të numrit të rasteve të reja me coronavirus brenda 24 orëve në nivel vendi, IKSHPK apelon qytetarët që të vazhdojnë me zbatimin e masave të institucioneve shëndetësore, pasi që vetëm në këtë mënyrë mund të arrihet deri te shuarja e plotë e COVID-19.

Të dielën në Kosovë janë konfirmuar edhe 14 raste të reja, numër ky më i lartë krahasuar me ditët e kaluara kur ishte raportuar për një numër më të vogël të rasteve që kishte rënë deri në një rast të vetëm.

Edhe 14 raste të reja me COVID-19 dhe dy të shëruar në Kosovë
Lexo po ashtu Edhe 14 raste të reja me COVID-19 dhe dy të shëruar në Kosovë

Me numrin e sotëm, bilanci i përgjithshëm arrin në 884 në kohën kur Ministria e Shëndetësisë ka dalë me masa për lehtësimin e lëvizjes së qarkullimit për qytetarët nga një orë e gjysmë në ditë në gjithsej tri orë.

Në një njoftim në Facebook, IKSHPK thotë se virusi akoma gjendet në mesin tonë dhe se qytetarët duhet të vazhdojnë të mbajnë distancën fizike dhe maskat, dhe se lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

“Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm. Ju lutemi për kujdes të shtuar deri në shuarjen e plotë të COVID-19. Kini kujdes pasi akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve. Virusi nuk ka këmbë, andaj mos ia jepni këmbët e juaja, sepse do të rrezikoni të gjithë e më së shumti të afërmit tuaj”, thuhet në deklaratën e IKSHP-së, e cila fton institucionet për mbajtjen e rendit dhe inspektoratet për një angazhim të shtuar gjatë ditëve në vijim, njofton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori