LAJMI I FUNDIT:

Ikretinët, për diabet tip 2 dhe mbipeshë

Ikretinët, për diabet tip 2 dhe mbipeshë

Dr. Erduan Sefedini
Endokrinolog
tel. 044 / 045/ 049 204 240

Inkretinët janë hormone metabolike të cilat lirohen gjatë dhe pas ushqimit nga L qelizat e zorrëve të holla – endoenterocitet. Inkretinët e lehtësojnë tajimin e Insulinës në gjak më shumë nëse sheqeri merret me gojë në krahasim me sasi të njejtë të marrë venoz.


Inkretina më e njohur është GLP-1 /Glucagon-like peptide 1, ka një jetë të shkurt biologjike ngase shpejtë zbërthehet nga enzima e njohur si DDP-4 /Dipeptidil peptidaza 4. Për të qenë GLP-1 më efektiv duhet të rritet niveli në gjak – niveli mbifiziologjik dhe t’i zgjatet jeta biologjike inkretinës duke bllokuar enzimën e cila e zbërthen inkretinën, DPP-4.

Niveli i GLP-1 rritet nëse aplikohen medikamente të njohura si agonist të receptorëve të GLP-1, GLP-1 RA siq janë liraglutide (victosa) aplikimi është ditor dhe semaglutide (ozempic) dhe trulicity (dulaglutide) aplikimi javor. Aplikimi është parenteral – nënlëkurë me injeksion. Agonistët e receptorëve të GLP-1: rrisin sekretimin e insulinës të varur nga glukoza, bllokojnë glukagonin (me pak sheqer prej mëlçisë në gjak), shkaktojnë zbrazje të ngadaltë të stomakut (zgjatet ngopja) dhe ulin oreksin.

Të dy këto preparate janë të licencuar (FDA) për trajtim të Diabetit tip 2. Ulja e HbA1c për 3 muaj është ~ 1.0 – 1.5 %.

Doza më të larta (semaglutide 2.4mg 1x në javë) të GLP-1 RA sesa ato që përdoren me qëllim të uljës së glukozës janë miratuar edhe për terapinë e humbjes së peshës – obezitetit. Ulja e peshës për një periudhë disa mujore parashikohet të jetë 7-15%.

Trajtimi me GLP-1 RA është shoqëruar gjithashtu me një ulje të rasteve me sëmundje kardiovaskulare në pacientët me DM të tipit 2 dhe me shkallë më të ulët të sëmundjes së veshkave po ashtu te diabetikët.

Efektet anësore kryesore të GLP-RA janë mundimi, vjellja, dhembja e barkut dhe barkqitja. Për momentin është e rekomanduar të shmangen këta agjentë në pacientët me sëmundje pankreasi.

Frenuesit e DPP-4 (sitagliptin, vildagliptin) pengojnë degradimin e GLP-1 dhe në këtë mënyrë rrisin efektin e inkretinës. Aplikohen ne forme tablete 1x në ditë. Kan më pak efekte anësore por edhe ulja e glikemise – HbA1c është më pak e shprehur, për 3 muaj është ~ 0.5%

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori