LAJMI I FUNDIT:

Ikona franceze, Carole Bouquet kritikon Madonnan: Si mund të shihet në pasqyrë në mëngjes

Ikona franceze, Carole Bouquet kritikon Madonnan: Si mund të shihet në pasqyrë në mëngjes
(Fotomontazh: Twitter/Instagram/madonna)

E ftuar në emisionin “Sept a Huit”, aktorja franceze dhe ish-fytyra reklamuese e Chanel, Carole Bouquet, ka folur për kirurgjinë estetike dhe ka shfrytëzuar rastin për të kritikuar këngëtaren Madonna.

“Kur i shoh njerëzit që iu janë nënshtruar procedurave estetike dhe kur këto ndërhyrje vihen re pak te personi, gjithmonë mendoj – ‘ndoshta’. Por, problemi është se gjithmonë bie në sy dhe nuk mund të mos e vini re. Prandaj – asgjë nga kjo”, ka thënë 64-vjeçarja.


Në vijim të bisedës, Bouquet përdori shembullin e korrigjimeve estetike të Madonnas për t’i mbështetur fjalët e saj me dëshmi.

Madonna (Foto: RadarOnline)

“Më falni, por i pashë fotografitë e Madonnas dhe më zuri paniku, më trembi. Si mund të shihet në pasqyrë në mëngjes? Nuk është ajo. Është dikush tjetër”.

Kur bukuria nuk njeh moshë: Të famshmet e Hollywoodit që janë bërë më të bukura gjatë plakjes së tyre
Lexo po ashtu Kur bukuria nuk njeh moshë: Të famshmet e Hollywoodit që janë bërë më të bukura gjatë plakjes së tyre

“Për femrat nuk është e lehtë të përballen me plakjen, por është pjesë e jetës” – është shprehur tutje Carole – duke shtuar se ajo personalisht nuk ka ndërmend t’i nënshtrohet një operacioni estetik për – siç thotë – “ta kthyer kohën pas”.

Carole Bouquet (Foto: MoviePilot)

Carole Bouquet ka luajtur në më shumë se 40 filma dhe do të mbetet më e njohur për rolin e saj si e dashura e James Bondit në filmin e vitit 1981, “For Your Eyes Only”, me Roger Moore në rolin e agjentit sekret.

Përveç rolit të përmendur, ajo fitoi zemrat e publikut ndërkombëtar me rolin e saj në dramën-komedi të suksesshme “Trop belle pour toi” (1989), me të cilën fitoi çmimin Cesar për aktoren më të mirë. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/madonna)

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Kourtney Kardashian tregon linjat e saj të mahnitshme pas lindjes, me bikini shumëngjyrëshe në plazh

Kourtney Kardashian tregon linjat e saj të mahnitshme pas lindjes, me bikini shumëngjyrëshe në plazh

Magazina
Oriola Marashi pozon nudo, në fotografitë e fundit në Instagram

Oriola Marashi pozon nudo, në fotografitë e fundit në Instagram

Magazina
Besa Rraqi,

Besa Rraqi, "nusja" kerçovare e haxhisë së Bashkallajkit

Magazina
Kalo në kategori