LAJMI I FUNDIT:

Ikën nga çerdhja dhe u nisën për në shtëpi në minus 45 gradë celsius, pesëvjeçaret përfunduan në spital me ngrirje dhe hipotermi (Video)

Ikën nga çerdhja dhe u nisën për në shtëpi në minus 45 gradë celsius, pesëvjeçaret përfunduan në spital me ngrirje dhe hipotermi (Video)

Dy vajza të moshës 5-vjeçare u larguan nga çerdhja dhe dolën rrugëve të Siberisë, në minus 45 gradë celsius pa u vërejtur nga edukatoret.

Megjithatë ato u gjetën dhe përfunduan në spital me ngrirje dhe hipotermi. Raportohet se ato kishin dashur t’i befasojnë prindërit e tyre, duke dalë jashtë ku temperaturat e ulëta mbretëronin dhe shpresonin se do të arrijnë në shtëpi para kohës së paraparë, transmeton Telegrafi.

Ato janë filmuar nga kamerat e sigurisë duke dalë jashtë, ku njëra prej tyre madje kishte marrë me vete një lodër dhe nuk kishin dorëza. Por, që të dyja kanë përfunduar në spitalin e Yakutsk, ku njërës mjekët janë duke u munduar t’ia shpëtojnë tre gishtat e dorës që i janë ngrirë.

Nëna e saj Evdokia Kutukova ka deklaruar se tre gishtat e saj ishin ngrirë plotësisht. Sipas saj, vajzat janë ende në shok dhe nuk po mund të ndalen duke qarë.

Ajo kishte vërejtur se bija e saj Lena po mungon, dhe këtë gjë e kishte konfirmuar kur shkoi në çerdhe për ta marrë dhe i thanë se ajo nuk është këtu. Megjithatë, i kishin gjetur qytetarët në rrugë me ngrirje dhe hipotermi dhe me urgjencë ishin dërguar në spital për tretman. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori