LAJMI I FUNDIT:

Igball Jashari: Keqardhje për mos kualifikim, synoj një ditë të luaj për Kosovën A

Igball Jashari: Keqardhje për mos kualifikim, synoj një ditë të luaj për Kosovën A

Përfaqësuesja U19 e Kosovës nuk ka arritur të bëj mrekullinë për tu kualifikuar në Euro 2024.

Pas një starti fantastik ku morën fitore 1-0 përballë Austrisë, Dardanët e rinj pësuan dy humbje radhazi nga Spanja 2-1 dhe nga Sllovenia 2-0 për të përfunduar të tretët në grup të Elite Round.


Një nga talentët më të mëdhenj të Kosovës, Igball Jashari që aktivizohet me Prishtinën në kampionatin kosovar ka thënë për faqen zyrtare të klubit se ka marrë një eksperiencë të mrekullueshme.

18-vjeçari ka thënë ndër të tjera se në të ardhmen synon që të luaj për Përfaqësuesen U21 dhe ëndërron atë A një ditë.

“Keqardhje që nuk ia dolëm të kualifikohemi. Ndërsa në këto tre ndeshje për mua ishin mësim dhe eksperiencë e madhe, sidomos kur ndeshesh me këso emra Përfaqësuesesh si Spanja”.

“Normalisht synimet e mija tani janë Kombëtarja U21 e pse jo në të ardhmen edhe A-ja, që të vazhdoj me sukses t’i mbroj ngjyrat e vendit tim ashtu siç kam vepruar me U17 dhe U19”, ka thënë Jashari. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Një yll tek Bayerni, tjetri tek Barcelona – dy ekipet po përgatiten për një marrëveshje të madhe shkëmbimi

Një yll tek Bayerni, tjetri tek Barcelona – dy ekipet po përgatiten për një marrëveshje të madhe shkëmbimi

Ndërkombëtare
Vetëm 12 minuta lojë, Vedat Muriqi realizon gol ndaj Cadizit

Vetëm 12 minuta lojë, Vedat Muriqi realizon gol ndaj Cadizit

La Liga
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Ish-futbollisti legjendar anglez jep një teori interesante mbi atë që ndodhi mes Salahut dhe Kloppit

Ish-futbollisti legjendar anglez jep një teori interesante mbi atë që ndodhi mes Salahut dhe Kloppit

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Kalo në kategori