LAJMI I FUNDIT:

IFFHS shpall formacionin e vitit: Emra të mëdhenj zënë vend në 11-shen startuese, por mungon Mo Salah

IFFHS shpall formacionin e vitit: Emra të mëdhenj zënë vend në 11-shen startuese, por mungon Mo Salah

Lionel Messi e fitoi ‘Topin e Artë’, por shumë menduan që lojtarët e tjerë që ishin në listë e meritonin më shumë.

Shumë besuan se vendi i dytë, Robert Lewandowski, e meritonte çmimin më shumë se sa argjentinasi. Në fund të fundit, sulmuesit polak iu hoq çmimi i vitit 2020 pasi eventi u anulua për shkak të coronavirusit.

Por IFFHS (kompania prestigjioze e historisë dhe statistikave), ishte ajo që e shpalli polakun lojtarin më të mirë në botë për meshkuj në vitin 2021.


Tani IFFHS ka emëruar skuadrën më të mirë të vitit, ku natyrisht, aty janë përfshirë Lewandowski dhe Lionel Messi.

Ndoshta mungesa më e madhe në formacion është ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah.

Egjiptiani konsiderohet aktualisht si lojtari më i mirë në futbollin botëror, ndërsa përfundoi i shtati në garën për “Topin e Artë”.

Treshja në sulm përbehet nga Kylian Mbappe, Cristiano Ronaldo dhe Lewandowski me Messin që luan në mesfushë dhe nuk ka vend për Salah.

Kevin De Bruyne dhe Jorginho i bashkohen Messit në mesfushë.

Katërshja e mbrojtjes përbëhet nga Alphonso Davies, Ruben Dias, Leonardo Bonucci dhe Achraf Hakimi. Gianluigi Donnarumma është në portë.

Shikoni më poshtë 11-shen më të mirë.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Na shpëtoi disa herë", tifozët e Real Madridit lavdërojnë 'heroin e vërtetë' përballë Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Liga e Kampionëve
Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Premier League
Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

La Liga
Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Premier League
Arne Slot i çon një mesazh Van Dijkut pasi holandezi është afër kalimit tek gjiganti evropian

Arne Slot i çon një mesazh Van Dijkut pasi holandezi është afër kalimit tek gjiganti evropian

Premier League
Kalo në kategori