Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi i ka bërë thirrje politikës shqiptare që të votojë reformën në drejtësi dhe “boll kanë kaluar vijën e kuqe”.
PDIU është ndalur në qytetin e Lezhës, në kuadër të zgjedhjeve në parti që do të zhvillohen më 21 maj.
“U bë kohë që vërtitemi për reformën në drejtësi, pjesa morale, pjesa më e rëndësishme e institucioneve të Shqipërisë. Do të thoja sistemi autoimun i shoqërisë tonë. Ju e keni parë që gjatë gjithë kësaj kohe nuk e di çfarë presin dhe në çfarë artificash futet kjo reformë. Unë sot po ju them nga ky podium ne emër të PDIU-së: Politikanë shqiptarë, boll e keni kaluar vijën e kuqe dhe votojeni reformën në drejtësi, për të bërë për herë të parë drejtësi në këtë vend”, tha Shpëtim Idrizi para anëtarëve në qytetin e Lezhës, njofton Tch.
Deputetja Mesila Doda tha se PDIU është gati të votojë menjëherë reformën në drejtësi, por theksoi se askush nuk mund të përfshijë nene që cenojnë familjen.
“Kemi deklaruar që do e votojmë patjetër reformën në drejtësi dhe do i mbahemi këtij premtimi. Por të mos harrojmë, që askush nuk mund të fusi nene të ndryshme brenda reformës, të cilat cenojnë familjen. Kërkohet që bashkë me reformën sot, ne duhet patjetër që t’i japim mundësi atyre që kanë orientim të ndryshëm seksual. Jo! Ne jemi për familjen dhe nuk mund të pranojmë dot, që nesër martesa të preket dhe familja të preket”, tha Mesila Doda.
Ndërkohë deputeti Tahir Muhedini, tha se PDIU nuk është parti as e majtë as e djathtë, por parti e çështjes kombëtare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'