LAJMI I FUNDIT:

Identifikohet këmbësori që humbi jetën mbrëmë në Pejë

Identifikohet këmbësori që humbi jetën mbrëmë në Pejë

Mbrëmë rreth orës 22:00 është arritur të bëhet identifikimi i personit që humbi jetën si pasojë e goditjes nga një makinë e tipit ‘Golf 4’, me targa vendore KS, në Rrugën ‘Eliot Engel’, tek Shtëpia e Mallrave në Pejë.

Viktima, siç raporton një portal nga Peja, është Kahreman Shoshi nga Peja i moshës mbi 75 vjeçare dhe është identifikuar nga familjarët e tij, përderisa ka qëndruar në Spitalin Rajonal të Pejës.


Në momentin kritik, viktima nuk ka pasur me vete asnjë dokumentacion personal dhe kjo e kishte vështirësuar identifikimin nga ana e organeve policore dhe të trafikut.

Policia: Vdes 70-vjeçari që u godit sonte nga vetura në Pejë
Lexo po ashtu Policia: Vdes 70-vjeçari që u godit sonte nga vetura në Pejë

Ngjarja e rëndë kishte ndodhur mbrëmë rreth orës 20:45 minuta.


Kahreman Shoshi

“Me urdhër të prokurorit të shtetit, ngasësi i automjetit, tani, në cilësinë e të dyshuarit, me inicialet F.N. i vitit të lindjes më 1998, është arrestuar dhe është dërguar në ndalim policor”, ka njoftuar Policia rajonale e Pejës.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori