LAJMI I FUNDIT:

Ibsen Elezi do të jetë rivali i parë i Sali Berishës, në garën për kryetarin e Partisë Demokratike

Ibsen Elezi do të jetë rivali i parë i Sali Berishës, në garën për kryetarin e Partisë Demokratike

Rivali i parë do të jetë i Sali Berishës do të jetë Ibsen Elezi, në garën për kryetarin e Partisë Demokratike, ku afati për dorëzimin e formularëve ka përfunduar dje, më 7 Maj, dhe mësohet se Elezi ka paraqitur kandidaturën e tij.

Një zyrtar lokal i PD dhe njëherësh një kritik i madh i kësaj force politike, sot Ibsen Elezi ka konfirmuar se do të jetë në garë me ish-kryeministrin Sali Berisha.


Zgjedhjet për kryetarin e PD mbahen më datë 22 Maj dhe do të votojë e gjithë anëtarësia demokrate.

I pyetur ish-kryetari i PD në Kukës, ka pohuar se; “dje në orën 11.30 kam paraqitur kandidaturën time”.

Ndërkohë, mësohet se Komisioni i Operacioneve Elektorale në PD do të dalë nesër për të bërë publik emrin/emrat që do të rivalizojnë Berishën.

Në garë ishte dhe demokrati tjetër Edvin Kulluri, por ky i fundit u tërhoq dhe hodhi akuza të forta drejt Grupit të Rithemelimit.

Data për zgjedhjen e kreut të PD u vendos në Kuvendin e 30 prillit, që u thirr nga grupimi i Sali Berishës.

Ish-kryeministri Sali Berisha, që në ditët e para të nisjes së procesit të “Foltores” ka deklaruar se qëllimin për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike.

Në kushtet kur edhe Fatbardh Kadilli dhe Agron Shehaj u shprehën në media se nuk do garonin, Berisha tha se procesi mund të shkonte drejt referendumit.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori