LAJMI I FUNDIT:

Ibraimi: Nuk do të pranojmë të bisedojmë me Gruevskin

Ibraimi: Nuk do të pranojmë të bisedojmë me Gruevskin

Nënkryetari i Lëvizjes Besa, Zeqirija Ibrahimi, mbrëmë gjatë një emisioni debativ në TV Nova deklaroi se partia e tij as nuk do të ulet të bisedojë me partinë e Nikolla Gruevskit, për shkak se sipas tij, ai i ka ofenduar shqiptarët dhe është ndër politikanë e dyshuar nga PSP-ja, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në të kaluarën kemi pasur parti shqiptare që rrinin në selitë e OBRM-PDUKM-së vetëm për të qenë pjesë e qeverisë. Është hera e parë që një subjekt shqiptar nuk shkon dhe as që pranon të bisedoj me Gruevskin”, deklaroi Ibrahimi./Telegrafi/