LAJMI I FUNDIT:

Ibrahimovic i jashtëzakonshëm, kësaj radhe realizon me gju

Ibrahimovic i jashtëzakonshëm, kësaj radhe realizon me gju
(Foto: Twitter/Goal)

Zlatan Ibrahimovic nuk ndalet së shënuari. Veterani i Milanit e ka realizuar edhe golin e dytë në ndeshjen kundër Napolit.

Pasi e zhbllokoi rezultatin me një gol të bukur me kokë, 39-vjeçari e ka dyfishuar rezultatin me golin e dytë personal kundër Partenopei.


Ante Rebic harkoi në zonë dhe Ibra ishte aty për ta futur topin në rrjetë me një goditje me gju (54’).

Pas një ore lojë, Zlatan arriti ta fuste topin në rrjetë për të tretën herë, mirëpo goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Napoli ia doli të kthehej në lojë duke e ngushtuar rezultatin me një gol të Dries Mertens (63’). /Telegrafi/