Zlatan Ibrahimovic duket se ka filluar të lodhet nga futbolli aktiv dhe dëshiron që të pensionohet.

Sulmuesi suedez nuk është më në ditët e tij më të arta dhe po planifikon që t’i gozhdojë këpucët në këtë verë.

Derisa Serie A është suspenduar shkaku i coronavirusit, 38-vjeçari mund ta ketë zhvilluar ndeshjen e fundit për Rossonerët.

Zlatan Ibrahimovic (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Edhe pse Milani dëshiron t’i vazhdojë kontratën për një vit, La Gazzetta dello Sport mëson se Ibra Kadabra e do pensionimin.

Ibrahimovic i pavendosur rreth të ardhmes te Milani Ibrahimovic i pavendosur rreth të ardhmes te Milani

Suedezi ka ndikuar në lojën e tij te skuadra italiane që ka filluar të këndellet dhe shpreson të marrë një vend në Ligën e Evropës.

Kujtojmë se Ibrahimovic u rikthye te Milani si lojtar i lirë, pasi i skadoi kontrata e skuadrën amerikane La Galaxy. /Telegrafi/