LAJMI I FUNDIT:

Ibrahimi flet pas takimit për Asociacionin, tregon se çka u bisedua

Ibrahimi flet pas takimit për Asociacionin, tregon se çka u bisedua

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, e ka cilësuar si konstruktiv takimin e së martës në Ambasadën amerikane në Prishtinë.

Në këtë takim ku u diskutua për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, morën pjesë edhe zyrtarë nga Presidenca, Zyra e Kryeministrit, liderë partiakë, diplomatë dhe anëtarë të shoqërisë civile.

Në një prononcim për Telegrafin, Ibrahimi tregoi se tri çështje ishin kryesoret që u diskutuan.

“Unë mund të them se ishte një takim shumë konstruktiv ku janë dëgjuar palët e ndryshme për atë se çfarë mendojnë për çështjen e Asociacionit. Është biseduar sa i përket asaj se si mund të funksionoi ky Asociacion në praktikë, si mund të funksionoi Asociacioni sipas kornizës ligjore të Kosovës dhe si mund t’i trajtojë një mekanizim i tillë çështjet që kanë të bëjnë me shëndetësi, arsim dhe me zhvillim ekonomik”, deklaroi ai.

Tutje, drejtori i AKK-së tha se në takim është vërejtur gatishmëri për të gjetur zgjidhje për çështjen e Asociacionit.

“Kishte vullnet për të ardhmen, u shihte që ka vullnet për zgjidhjen e problemeve nga të dyja palët, por tash njëra palë reflektonte më ndryshe e tjera më ndryshe. Ne i dimë qëndrimet e Qeverisë, por ishin edhe përfaqësuesit e minoritetit serb, edhe nga pjesa veriore por edhe pjesa tjetër, por me rëndësi që ka vullnet për me bisedua dhe me gjetur një rrugë që e çon Kosovën përpara”.

“Po shihet që ShBA-ja janë djepi i demokracisë dhe mund të marrim shumë praktika institucionale sesi duhet të zhvillohet dialogu për përmirësimin e situatës e cila është duke i brengosur shtetin e Kosovës për disa vite”, u shpreh tutje Ibrahimi.

Ndërkohë, pas takimit është deklaruar shkurt edhe ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.

Përmes një postimi në Twitter, ambasadori ka thënë se vazhdojnë të avokojnë për zbatimin e të gjitha angazhimeve të dialogut.

“Sot mbajtëm një seancë dëgjimore në ambasadën amerikane  për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Mirënjohës ndaj palëve të ndryshme të interesuara të pranishëm për ndarjen e pikëpamjeve dhe ekspertizës së tyre. Ne vazhdojmë të avokojmë për zbatimin e të gjitha angazhimeve të Dialogut”, ka shkruar Hovenier.

Ndërsa, Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se e mbështet dhe e inkurajon Qeverinë e Kosovës për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë.

“Qëndrimet e Partisë Demokratike të Kosovës lidhur me dialogun janë të qarta, publike dhe konsistente. Rrjedhimisht, PDK në vazhdimësi i ka dhënë mbështetjen e nevojshme dhe e ka inkurajuar Qeverinë për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë, ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme, me njohjen reciproke në qendër”, thuhet në njoftimin për media të PDK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori