LAJMI I FUNDIT:

Ibrahimi i AKK-së për tatimin në pronë: Vendim arbitrar dhe pa asnjë konsultë me komuna

Ibrahimi i AKK-së për tatimin në pronë: Vendim arbitrar dhe pa asnjë konsultë me komuna
Sazan Ibrahimi, ASK

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK)) Sazan Ibrahimi në një prononcim për Telegrafin ka thënë se Ministria e Financave në mënyrë arbitrare dhe pa asnjë konsultë me komuna ka marr vendim për ngritjen e çmimit për tatimin në pronë.

Sipas Ibrahimit ky veprim i Ministrisë së Financave ndikon direkt në ngritjen e faturave tek qytetarët.


“Ligji është i qartë dhe shihet se MFTP e ka bëtë një veprim i cili ndikon drejtpërdrejtë në ngritjen e faturave për qytetarët. Ne si AKK kemi frikë që për shkak të ngritjes së faturave, interesimi i qytetarëve për ta bërë pagesën e tatimit në pronë do të bie dhe kjo do të ndikojë drejtpërdrejtë në zvogëlimin të hyrave vetanake. Ligji është i qartë si loti”, ka thënë Ibrahimi.

Ibrahimi po ashtu tha se norma tatimore ku kompetent është komuna nuk është prekur fare.

“Dhe si rrjedhojë del që komunat nuk e kanë ngritur çmimin për tatimin në pronë”, ka thënë Ibrahimi duke shtuar se “MFTP nuk është duke e treguar të vërtetën”.

Ministria e Financave del me njoftim: Shkallën e tatimit në pronë e përcaktojnë vetë komunat
Lexo po ashtu Ministria e Financave del me njoftim: Shkallën e tatimit në pronë e përcaktojnë vetë komunat

Ndërkaq, reagime të shumta ka pasur nga dhjetëra qytetarë të cilët vendimin e Ministrisë së Financave e kanë quajtur si vendim absurd.

Ndryshe, Ministria e Financave pas vendimit të ndërmarr për një njoftimi për media ka sqaruar se ky tatim mblidhet nga komunat dhe përbën njërin nga burimet kryesore të të hyrave vetanake për to.

Rritja e tatimit në pronë, reagojnë komunat: Ministria e Financave përgjegjëse
Lexo po ashtu Rritja e tatimit në pronë, reagojnë komunat: Ministria e Financave përgjegjëse

Siç bëhet e ditur, MFPT, bazuar në Ligjin për Tatim në Pronë, obligohet që në baza të rregullta të bëjë vlerësimin e pronave të paluajtshme, ndërsa thuhet se shkallën e tatimit e përcaktojnë vetë komunat. /Telegrafi/