LAJMI I FUNDIT:

Ibra: Nuk e di çfarë problemi kishte Guardiola me mua

Ibra: Nuk e di çfarë problemi kishte Guardiola me mua

Superylli i Manchester United, Zlatan Ibrahimovic, ka pranuar se ai ende nuk e di arsyen pse Pep Guardiola e injoroi dhe e largoi nga Barcelona.

Sulmuesi i Manchester Unitd kaloi vetëm një sezon te skuadra nga Camp Nou, ku kaloi nga Interi në vitin 2009 për 70 milionë euro.


Ibrahimovic luajti për Barcelonën në sezonin 2009/2010 para se të kalonte te Milani në huazim dhe t’i bashkohej gjigantëve italianë në verën e vitit 2011.

Superylli suedez nuk ka hezituar që të sqarojë edhe një herë se Guardiola e thërriste atë çdo ditë që t’i bashkohej Barcelonës, para se pa asnjë sqarim të kërkonte largimin e tij.

Lajmet e fundit rreth Barcelonës
Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Barcelonës

“Unë kam mësuar shumë te Barcelona, si brenda, ashtu edhe jashtë fushe. Unë mësova se në futboll secila situatë mund të ndryshojë për 24 orë”.

“Problemi nuk ishte te unë, ishte me Guardiolan – ai kurrë nuk erdhi për të sqaruar problemin. Unë nuk e di cili ishte problemi i tij me mua”.

Gjithçka rreth Zlatan Ibrahimovicit
Lexo po ashtu Gjithçka rreth Zlatan Ibrahimovicit

“Në fillim ai më telefononte çdo ditë për të më marrë dhe nga një ditë në tjetrën, unë thjesht nuk luaja më”, theksoi Ibrahimovic për Fox Sports Italia.

Ibrahimovic megjithatë pranon se sa herë përballet ndaj ekipeve që i menaxhon Guardiola e shtyn atë që të luaj më mirë.

“Kur luaj ndaj ekipeve të tij, është një gjë që më motivon shumë, që më jep adrenalinë”.

“Është normale kjo, pas asaj që ka ndodhur mes neve”

“Unë po e shfrytëzoj këtë si diçka pozitive, jo negative. Por, është një gjë që gjithmonë më qëndron prapa kokës”, përfundoi Ibracadabra. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori