LAJMI I FUNDIT:

Ia vendosi gjurin në qafë dhe e grushtoi në fytyrë njeriun me ngjyrë, oficeri në SHBA pushohet nga puna

Ia vendosi gjurin në qafë dhe e grushtoi në fytyrë njeriun me ngjyrë, oficeri në SHBA pushohet nga puna

Policia në Gjeorgji pushoi nga puna sherifin i cili grushtoi një njeri me ngjyrë gjatë arrestimit, raportojnë autoritetet.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Roderick Walker, 26 vjeç, ishte pasagjer i cili u tërhoq nga makina nga oficerët, pasi dyshohet ta ketë pasur të prishur dritën e makinës.


Kështu, pas një grindjeje midis të dyja palëve, policia u përpoq ta arrestonte atë.

Videoja e shpërndarë në mediet sociale tregon se si Walker mbahej në tokë derisa njëri prej tyre e godet me grushte në fytyrë.

Sipas një deklarate, autoritetet përkatëse potencuan se sherifi i cili e goditi vazhdimisht njeriun me ngjyrë do të humbte punën për shkak të dhunës së tepruar. /Telegrafi/